Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Operacioni, kur duhet te hiqen bajamet dhe mishi ne hunde

Administrator
********


Foto


Postime: 44845
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 26-1-2010 nė 11:46
Operacioni, kur duhet te hiqen bajamet dhe mishi ne hunde


Operacioni i heqjes sė bajameve dhe tė mishit nė hundė, sipas doktorėve tė rrugėve respiratore, renditet nė ndėrhyrjet mė tė shpeshta kirurgjikale. Por, familjet ndihen tė shqetėsuara nė momentin kur duhet tė vendosin pėr operimin. Nė pėrgjithėsi ekziston frika e rreziqeve tė mundshme gjatė operacionit, marrjes sė narkozės dhe tė vazhdimit tė infeksioneve tė pėrsėritura. Pėr kėtė, mjekėt shpjegojnė se nė cilat raste operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme dhe e detyrueshme. Sipas tyre, nė rastet kur fėmija juaj bllokohet nė frymėmarrje, pėr shkak tė bajameve apo tė madhėsisė sė mishit nė hundė, nėse rreth bajameve krijohen shtresa infeksioni, nėse ekziston frika e tumorit, nėse mishi nė hundė prish formėn e nofullės dhe nėse shihet rritja e bajameve, nėse ka problem nė tė folur, nėse gėrhet gjatė kohės kur ėshtė nė gjumė, atėherė operacioni ėshtė i domosdoshėm.
Operacioni
Rreth 40 pėr qind e operacioneve tė bajameve bėhen pėr shkak tė infektimit tė shpeshtė tė tyre. Nėse fėmija juaj gjatė vitit tė fundit ėshtė sėmurur shtatė herė, ose nėse gjatė dy viteve ėshtė sėmurur pesė herė, ose nėse gjatė tre viteve tė fundit ėshtė sėmurur tre herė nga infeksionet e bajameve, nėse ėshtė mbartės i mikrobit tė difterisė, nėse ka probleme me kapakėt e zemrės, nėse ka infeksione tė shpeshta tė veshit, atėherė duhet ta vizitoni menjėherė tek njė specialist. Pėrkundrazi, shenja si tė gėrhiturit, gjumė jo i qetė, tė djersiturit gjatė gjumit mund tė paralajmėrojnė probleme tė bajameve, ndėrsa rritja dhe zhvillimi i mishit nė hundė mund tė bėhet shkak i ndryshimeve tė personalitetit, mund ta bėjnė fėmijėn agresiv, tė papėrqendruar dhe mund tė ketė probleme nė mėsime. Koha mė e pėrshtatshme pėr operacion tek fėmijėt ėshtė gjatė pushimeve verore dhe pushimeve tė dimrit. Edhe pse sėmundja e bajameve dhe e mishit nė hundė njihet si sėmundje e grupmoshave tė vogla, tė njėjtat rregulla vlejnė edhe pėr tė rriturit. Tek tė rriturit, tė cilėt nuk paraqesin asnjė problem shėndetėsor serioz qė tė pengojė operacionin aplikohen operacionet e bajameve.
Fėmijėt
Fėmijėt, tė cilėt, pėr shkak tė bajameve tė rritura dhe tė mishit nė hundė kanė probleme nė frymėmarrje, mund tė operohen qė nė muajin e gjashtė, mosha nuk pėrbėn asnjė pengesė. Pyetjes nėse duhen operuar bajamet ende shkenca sot nuk i ka dhėnė njė pėrgjigje plotėsisht tė saktė. Duke pasur parasysh rolin e bajameve nga eksperienca ėshtė arritur nė disa standardizime pėr heqjen e tyre. Bajamet nė pėrgjithėsi operohen pas moshės 3 vjeē me ndonjė pėrjashtim tė veēantė dhe pėrpara kėsaj moshe. Bajamet hiqen kur sėmuren shpesh, ose kur formojnė vatėr infeksioni pėr sėmundje tė ndryshme. Ndodh qė bajamet tė jenė tė zmadhuara, por nuk do tė thotė se duhen hequr si tė sėmura, prandaj kėto lloj bajamesh hiqen vetėm atėherė kur ato japin shqetėsime tė tilla si, dhimbje veshėsh apo ulje tė dėgjimit, zmadhim tė gjėndrave limfatike tė qafės, fytit, vėshtirėsi nė frymėmarrje, nė gėlltitje dhe tė folurit e fėmijės. Duhet theksuar kėtu qė disa prindėr apo dhe personel shėndetėsor mendojnė gabimisht se, duke qenė bajamet e zmadhuara duhen operuar, nė mėnyrė qė fėmija tė shėndoshet e t’i vijė oreksi. Sipas mjekėve, njė qėndrim i tillė ėshtė nė dėm tė shėndetit tė fėmijės, nė qoftė se do tė heqin bajamet jo tė sėmura. Prandaj nevojitet njė bashkėpunim mė i ngushtė midis mjekėve patologė dhe pediatėr me specialistin otorinolog, pėr tė vendosur kritere mė tė drejta pėr heqjen ose jo tė bajameve.
Bajamet
Ato qė njihen si bajamet kanė njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut, sepse mbrojnė dhe luftojnė mikrobet e ndryshme qė hyjnė nga goja dhe rrugėt e frymėmarrjes. Fyti ėshtė vendi ku kryqėzohen sistemet e tretjes dhe tė frymėmarrjes, tė cilėt janė nė kontakt tė vazhdueshėm me mjedisin e jashtėm. Pra, fyti ėshtė pjesė e dy sistemeve dhe vendoset nė pjesėn e prapme tė hundės dhe gojės. Funksionet e kėtij organi janė tė shumta e tė rėndėsishme. Nė tė janė tė vendosura disa grumbullimesh indesh, qė pėrngjajnė me ato tė gjėndrave limfatike. Njė grumbull tjetėr ėshtė i vendosur prapa hundės qė janė anedoidet, nė gjuhėn popullore quhen “mish nė hundė”, dy grumbullime tė tjera janė tė vendosura nė dy anėt e fytit, qė janė tonsilit palatine ose “bajamet”. Nė rrėnjėn e gjuhės ėshtė vendosur njė tjetėr grumbull indesh tė tilla, qė quhet “bajamja” e gjuhės. Tė katėrt grumbullimet qė thamė mė lart luajnė njė rol tė rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut, sepse kontrollojnė ēdo gjė qė kalon nė rrugėn e ushqimit dhe tė ajrit. Pėrveē funksionit qė pėrmendėm bajamet prodhojnė dhe disa qeliza tė gjakut qė quhen limfocide. Ato kanė veti mbrojtėse. Kur bajamet sėmuren kėto kthehen nė qeliza gllabėruese pėr mikrobet, duke i shkatėrruar ato. Tjetėr rol i rėndėsishėm i bajameve ėshtė se kėtu prodhohen tė ashtuquajturat trupėza mbrojtėse (antikorpe), tė cilat shkatėrrojnė mikrobet dhe helmet e tyre.
Shkaktarėt
Pezmatimi i bajameve quhet “anginė” dhe shkaktarė tė shfaqjes sė kėtij shqetėsimi janė mikrobet e ndryshme, qė favorizohen nga i ftohti dhe nga ulja e rezistencės sė organizmit. Shenjat e para tė sėmundjes janė dobėsi e pėrgjithshme, tharje dhe dhimbje fyti, temperatura qė rritet deri nė 38-39 gradė. Fėmijėt e vegjėl veē tė tjerash refuzojnė ushqimin dhe ankohen shpesh pėr dhimbje barku. Ndėrlikimet e anginave janė lokale dhe tė pėrgjithshme. Kalimi nė formėn kronike tė sėmundjes ėshtė ndėrlikimi mė i shpeshtė lokal qė ėshtė quajtur tonsiliti kronik. Veē kėsaj mund tė kemi grumbullimin e qelbit pėrreth bajames qė quhet abces peritonsilar. Nė qoftė se grumbullimi i qelbit bėhet nė thellėsi tė qafės quhet flegron dhe ky ėshtė ndėrlikimi mė i rėndė qė shoqėrohet me zmadhimin e gjėndrave limfatike nė fyt. Ndėrlikimet e pėrgjithshme tė anginave janė reumatizma, sėmundjet e veshkave dhe tė zemrės. Shenja kryesore e kėsaj sėmundjeje ėshtė dhimbja, vėshtirėsi nė gėlltitje dhe tė folurit #@!--)akteristik sikur ka diēka nė gojė. Tonsiliti kronik shpesh nuk ka shenja tė qarta, por vetėm njė shqetėsim tė papėrcaktuar nė grykė, nganjėherė vėshtirėsi nė gėlltitje, kur bajamet janė shumė tė zmadhuara, si dhe erė tė keqe nga goja. Disa tė sėmurė kanė ngritje tė lehtė tė temperaturės qė nganjėherė mund tė vazhdojė pėr shumė kohė. Shenjė mė e sigurt pėr njė tonsilit kronik ėshtė shfaqja e anginave tė shpeshta, tė shoqėruara dhe me rritjen e gjėndrave limfatike tė fytit dhe tė qafės.

Parandalimi i bajameve
Bajamet janė barriera e parė pėr mikrobet qė hyjnė nė organizėm dhe vendi ku asgjėsohen pa kaluar mė tej nė organizėm. Kjo ėshtė arsyeja qė personat qė kanė hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Sė pari, mjekėt kėshillojnė qė pėr fėmijėt e predispozuar pėr t’u prekur nga bajamet tė tregohet njė kujdes maksimal ndaj veshjes, qėndrimit nė ambientin e jashtėm, sidomos nė ditėt e ftohta, por edhe nė ato tė nxehta, pasi fėmija nga lėvizja e tepėr mund tė djersitet shumė dhe kjo bėhet shkak pėr ftohje. Gjithashtu, duhet tė pėrdoren ushqime dhe pije tė ftohta, por tė gjitha nė njė temperaturė normale. Nė tė njėjtėn kohė mund tė kėshilloja kufizimin nė maksimum nga fėmijėt tė pijeve tė gazuara si: koka-kola, sidomos kur kanė bajame tė sėmura (tė skuqura, tė qelbėzuara), sepse kėto pije mund tė pėrkeqėsojnė stadin e sėmundjes.

Shenjat
Vėshtirėsi nė gėlltitje
Erė tė keqe nga goja
Temperaturė
Dobėsi e pėrgjithshme
Tharje dhe dhimbje fyti
Refuzim ushqimi
Dhimbje barku
Ndėrlikimet
Reumatizėm
Sėmundje tė veshkave
Sėmundje tė zemrės

Kėshillat
Vizitė tek mjeku specialist
Korrigjimi i perdes sė hundės, kur ka probleme
Heqja e mishit tė huaj, nėse ai ekziston
Heqja e formacioneve tė ndryshme
Tė krijohet njė komoditet me jastėkun
Pėrshtatje e vendit tė fjetjes
Duhet tė shikohet edhe pėrthyerja e qafės




[Modifiko 26/1/2010 nga NoRa]




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Super Moderator
*******


Foto


Postime: 20305
Regjistruar: 2-12-2009
Vendndodhja: Diku neper bote!!!

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Mosha: 37
Jashtė Linje

Gjendja: Asnjė Gjendje

[*] postuar nė 27-1-2010 nė 11:29


personalisht jam 330 vjec dhe nuk i kam hequr bajamet por per femijet do beja cmos te mbushin 10 vjec dhe do te detyrohem tja heq bajamet ndersa dhe per mishin e huaj do ishte mire tja hiqje
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11