Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė


*******


Foto


Postime: 3321
Regjistruar: 30-8-2009
Vendndodhja: Somewhere!

Gjendja: Fine
Fine
Vendlindja: Albania
Albania
Gjinia: Femėr
Jashtė Linje


[*] postuar nė 30-12-2009 nė 22:52
Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė


Ngjyrat vėrtet kanė njė ndikim tė pamohueshėm nė gjendjen tonė emocionale dhe atė mund ta ndjeni ēdo ditė. Humori juaj nuk ėshtė i njėjtė nė njė ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku dominon ndonjė ngjyrė tjetėr mė e ēiltėr

Ashtu sikurse besohej pėr numrat dhe format e manifestimit mistik tė ndikimit tė tyre nė jetėn tonė tė pėrditshme, jo vetėm urtėsitė e lashta tė civilizimeve tė ndryshme, por edhe psikologjia jonė bashkėkohore, vlerėson rėndėsinė e madhe tė ndikimit tė ngjyrave nė krijimin e efekteve tė ndryshme psikike dhe gjendjeve tė caktuara emocionale dhe shpirtėrore nė pėrgjithėsi. Ngjyrat vėrtet kanė njė ndikim tė pamohueshėm nė gjendjen tonė emocionale dhe atė mund ta ndjeni ēdo ditė. Humori juaj nuk ėshtė i njėjtė nė njė ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku dominon ndonjė ngjyrė tjetėr mė e ēiltėr. Pėr kėtė qėllim, edhe arkitektėt kujdesen qė dhomat dhe ambientet me pėrdorime tė ndryshme, tė kenė ngjyra tė caktuara. E njėjta gjė ndodh edhe me rrobat qė ne i veshim. Edhe kėtu, ngjyrat e kanė rolin e tyre vendimtar, si nė shkaktimin e gjendjes sė humorit tek ne, ashtu edhe nė krijimin e efekteve tė caktuara tek tė tjerėt.

Qė nga koha e Babilonisė sė vjetėr, astrologėt kanė besuar se ēdo planeti i takon njė ngjyrė e caktuar dhe ajo, nė mesin e shumė elementeve tė tjera, luan njė rol tė rėndėsishėm nė komentimin parathėnės pėr shenjėn e caktuar. P.sh. Diellit, i korrespondonte e verdha e arit dhe e portokallia; Hėnės, ngjyra e bardhė; Marsit, e kuqja e mbyllur; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e ēelėt; Venerės, jeshil i errėt dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcė; Merkurit, ngjyra e zezė dhe e kaltra e mbyllur. Pėrveē astrologjisė, urtėsia e lashtė ēifute Kaballeja, manipulon shumė me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrės sė caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalėkalimit adekuat verbal, arrihet nė gjendje transi, gjatė sė cilės mund tė kontaktohet me nivele tė lartėsuara hyjnore.

Edhe urtėsitė e tjera tė lashta, sikurse janė: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., tė gjitha ritualet e veta i mbėshtesin nė veprimin e domethėnies sė simbolikės sė ngjyrave. Sipas ndikimeve tė ngjyrave nė hapėsira tė caktuara dhe nė gjendjen e pėrgjithshme emocionale tė njeriut, ata kanė pėrpiluar tabela tė veēanta tė klasifikimit tė tyre, tė cilat i ruanin si fshehtėsi. Nė pėrgjithėsi, popujt e lashtė ngjyrat i kanė klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive dhe ato qė kanė ndikim negative.

Ngjyrat me ndikim pozitiv:

Ngjyra vjollcė simbolizon inteligjencėn, dijen dhe triumfin;

Ngjyra e kaltėr simbolizon natyrėn e panėnshtrueshme tė njeriut;

Ngjyra jeshile simbolizon shpresėn, besimin dhe fitoren;

Ngjyra e bardhė simbolizon pastėrtinė, gėzimin dhe tė vėrtetėn;

Ngjyra e kuqe simbolizon vlerėn, fuqinė dhe shėndetin;

Ngjyra e verdhė e artė simbolizon suksesin.

Ngjyrat me ndikim negativ:

Ngjyra e zezė simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;

Ngjyra e verdhė e mbyllur simbolizon tradhtinė, ambiciet dhe dyfytyrėsinė;

Ngjyra e hirtė simbolizon gabimet dhe pendimin;

Ngjyra e purpurt simbolizon shkatėrrimin dhe disfatėn;

Ngjyra portokalli simbolizon lakminė;

Ata qė s'kanė dashur tė rrezikojnė fatin e tyre, i kanė kushtuar njė kujdes tė veēantė kombinimit dhe kontrasteve tė kėtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhė nuk duhet tė pėrzihet me ngjyrėn vjollcė; e verdha me tė hirtėn ose me tė kaltrėn e mbyllur; e kuqja me portokallinė; jeshilja me tė hirtėn; e bardha me tė kaltrėn etj.

Si kombinime tė ngjyrave qė do tė ndikonin pozitivisht nė fatet njerėzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcėn; e kaltra e mbylltė me tė portokalltinė; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltė; e zeza me tė verdhėn etj.

Edhe ditėt e javės kishin ngjyrat e tyre: e hėna ishte me ngjyrė tė bardhė: e marta me ngjyrė tė kuqe, e mėrkura kishte ngjyrė jeshile; e enjtja mbante ngjyrėn e purpurt; e premtja identifikohej me tė kaltrėn; e shtuna me tė kaltrėn e mbyllur dhe e diela kishte ngjyrė portokalli. Ngjyrat qė mė sė shumti pėrmenden nė mitologjitė dhe besėtytnitė popullore janė: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha. Filozofi i lashtė Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tėrė universi ėshtė i ndėrtuar nga katėr ngjyrat qė i simbolizojnė tė katėr elementet: e bardha, tokėn; jeshilja ujin; ngjyra vjollcė, ajrin dhe e kuqja, zjarrin. Ndėrsa, tė shtatė ngjyrat e tjera qė pasojnė, sipas Filionit, kanė pėrputhshmėri numerike dhe harmoninė e shtatė ditėve tė javės, shtatė notave muzikore, shtatė qiejve, shtatė planetėve etj. Edhe psikiatri bashkėkohor #@!--)l Gustav Jungu ka konstatuar se nė koncepsionin e psikoanalizės, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike tė njeriut. Domethėnia simbolike e gjashtė ngjyrave mė tė rėndėsishme qė konsiderohen si bazė e formimit tė shumė nuancave tė tjera kolorite ka vlerė shumė tė rėndėsishme pėr gjendjen shpirtėrore qė i shkaktojnė njerėzve qė i veshin dhe atyre qė i shikojnė.

NGJYRA E BARDHĖ

- Edhe pse nė Kinė dhe Japoni ngjyra e bardhė simbolizon zinė dhe vdekjen, ajo nė besimet e popujve tjerė tė botės, ka domethėnien e ngjyrės sė dritės. Ėshtė ngjyrė qė simbolizon pastėrtinė dhe kthjelltėsinė, gjendje humori, festėn, gėzimin dhe harenė, pafajėsinė dhe virgjėrinė femėrore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besėtytnia qė prania e disa llojeve tė luleve tė bardha nė shtėpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZĖ

- Zakonisht ėshtė negative dhe ka tė bėjė me: terrin, vdekjen, varfėrinė, kobin, kaosin... Ngjyra e zezė ėshtė ngjyra e djajve, shtrigave dhe e demonėve. Gjithmonė kjo ngjyrė shprehet si manifestim i sė keqes. Nė letrat e fatit Tarot, ka domethėnien e vdekjes. Tek shumė popuj besohet se vezėt e zeza kanė fuqi magjike, ndėrsa pula me ngjyrė tė zezė parashikon varfėrinė. Nėse buqetėn e luleve e lidhim me fjongo tė zezė, kjo simbolizon vdekjen. Nė hieroglifėt egjiptiane, pėllumbi i zi ka qenė simboli i femrės, e cila gjatė tėrė jetės ka mbetur e ve. Ndėrsa, Kalorėsi i Apokalipsės (paralajmėruesi i shkatėrrimit tė botės), tregohet se kalėron njė kal tė zi. Nė shumė vende tė botės besohet se nėse ju prehet rruga nga macja e zezė, nuk do tė keni fat, ndėrsa romakėt e vjetėr ditėn e "pafat" e kanė shėnuar me gur tė zi. Nė Bibėl thuhet se Juda qė e tradhtoi Jezusin ėshtė i mbuluar me tė zezė. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk pėrdorej nė kontestin negativ.

Nė kulturat e pasura tradicionale tė shumė popujve, lidhja e shiritit tė zi ėshtė pėrdorur pėr largimin e zėnies sė frymės, dhimbjes sė kokės dhe dhimbjeve tė dhėmbėve.

NGJYRA E KUQE

- Ngjyra e kuqe ėshtė njėra ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetėm kaq! Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike. Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė (Adamit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat. Nė Romėn e lashtė, ngjyra e kuqe ka qenė ngjyrė e fisnikėve, gjeneralėve dhe shtresės elitare. Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve popullore e veēanėrisht atyre qė i kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes. Pėr fėmijėt e shėndoshė, thuhet se ėshtė i kuq si gjaku. E, nėse e ėndėrron tė kuqen, do tė thotė fat nė dashuri.

NGJYRA JESHILE

- Nė besimet e popujve qė nga lashtėsia dhe nė kohėrat e sotme, ngjyra e gjelbėr simbolizon fuqinė, besimin, ringjalljen, natyrėn, qetėsinė shpirtėrore dhe mirėqenien nė pėrgjithėsi, prandaj edhe jo rastėsisht ėshtė pėrvetėsuar si ngjyra bazė e besimit mysliman. Nga ana tjetėr, ekzistojnė edhe popuj tė tjerė qė kėtė ngjyrė e konsiderojnė si tė pafat dhe ngjyrė e njerėzve tė vegjėl, "e vegjėlisė". Nė kėto besime, ajo konsiderohet se ėshtė e pafat, veēanėrisht tek tė dashuruarit kur ata me vete mbajnė eventualisht ndonjė veshje apo send qė ka kėtė ngjyrė. Nė Anglinė e vjetėr, ngjyra jeshile simbolizonte pranverėn, rilindjen dhe shėndetin e mirė. Tė dhuruarit dikujt nė mėngjes ndonjė send me ngjyrė jeshile ėshtė konsideruar si fatsjellėse.

NGJYRA E KALTĖR

- Kjo ngjyrė konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Nė planin psikik, e kaltra ėshtė ngjyra e mendimeve, ndėrsa e kundėrta nė orientin e lashtė, kjo ngjyrė simbolizonte brengėn dhe dhembshurinė, ndėrsa nė besimet e disa popujve tjerė ajo shpreh sinqeritetin dhe aftėsinė kreative. Po ashtu, ėshtė shumė i pėrhapur besimi se ngjyra e kaltėr sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligė.

Tė veshėsh veshje me ngjyrė tė kaltėr nė ditėn e parė tė martesės ėshtė besuar se bashkėshortėve tė ardhshėm nė jetėn e pėrbashkėt bashkėshortore do t'iu sjellė fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet pėrmendur edhe njė besim qė ėshtė tejet i pėrhapur edhe nė kohėn e sotme dhe ka tė bėjė me bartjen e zinxhirit apo varėses me guralacė tė kaltėr rreth qafe, se ato na ruajnė nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.

NGJYRA E VERDHĖ

- Ėshtė ngjyra e arit, dritės diellore dhe inteligjencės kreative. Nė besimet e popujve tė lindjes, kjo ngjyrė simbolizon dobėsinė dhe sėmundjen. Ndėrsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrė tė verdhė, nė veēanti femrave u sjellin magnetizmin, tėrheqjen, gėzimin dhe harenė. Nė marketingun bashkėkohor, ngjyra e verdhė konsiderohet si ngjyrė qė tėrheq vėmendjen e tė tjerėve. Jo mė kot shumica e reklamimeve tė ndryshme krijohen nga ngjyra e verdhė.

Pėrgatiti

KLARITA BAJKRAKTARI

G.Bota Sot




”On ne construit pas sur le vide!”

Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Moderator
******


Foto


Postime: 2040
Regjistruar: 12-9-2014

Gjendja: Sleepy
Sleepy
Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Mosha: 23
Jashtė Linje

Gjendja: ♥Nese per boten je asgje,je vete bota per dike ! ♥

[*] postuar nė 13-9-2014 nė 08:48
interesante ngjyra zez






Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11