Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Byrek me lakra dhe me vezė

Ne_ZeMeR_Te_FoRuMiT
********


Foto


Postime: 29855
Regjistruar: 17-9-2009

Vendlindja: Macadonia
Macadonia
Vendbanimi: Germany
Germany
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Jashtė Linje

Gjendja: Ne_ZeMrEn_e_Tij

[*] postuar nė 13-11-2009 nė 17:37
Byrek me lakra dhe me vezė




Mėnyra e gatimit: Para sė gjithash qėrojmė dhe pastrojmė mirė lakrat, duke i hequr rrėnjėt dhe fletėt e verdha qė mund tė kenė. Nxjerrim zemrat (fletėt e qendrės mė tė njoma), i ngrijmė hollė dhe i vėmė mėnjanė.

Pastaj grijmė hollė dhe pjesėn tjetėr, e vendosim nė njė tas tė thellė, i hedhim kripėn, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalė uji qė ka. Grijmė koprėn dhe majdanozin e i pėrziejmė me lakrėn e shtrydhur. Njėherėsh pėrziejmė me tė edhe zemrat qė kishim vėnė mėnjanė.

Vėmė nė zjarr njė tenxhere tė pėrshtatshme me 100-125 gr. gjalpė, hedhim nė tė qepėt e njoma tė grira hollė, i kaurdisim kėto derisa pjesėt e bardha tė tyre tė fillojnė tė skuqen.

Hedhim nė kėtė tenxhere edhe gjithė lakrat e tjera, i trazojmė mirė, u hedhim kripėn e duhur, sheqerin, arrėn moskat dhe kanellėn e thėrrmuar; e mbulojmė tenxheren me kapakun e saj dhe i lėmė lakrat tė ziejnė me ngadalė pėr afro njė orė, duke i pėrzier herė pas here, derisa tė thithin tėrė lėngun e tyre; pastaj i zbrazim nė njė tas dhe i lėmė qė tė ftohen pak.

I hedhim qumėshtin, vezėt dhe djathin e bardhė tė thėrrmuar dhe i pėrziejmė mirė tė gjitha. Pastaj marrim njė tepsi tė pėrshtatshme (duke llogaritur se byreku do tė ketė njė trashėsi afro dy gisht) nė tė cilėn shtrojmė gjysmat e petėve duke i lyer kėto me gjalpė tė shkrirė dhe mbi to shtrojmė barishtet e pėrgatitura si mė sipėr. Si tė shtrojmė lakrat, vendosim mbi to pjesėn tjetėr tė petėve, duke i lyer edhe kėto me gjalpė. E shėnojmė me majėn e thikės nė formė bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim pėr 3 ēerek ore nė furrė.

Pėr 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufė qepė tė njoma, - 2 tufa kopėr dhe majdanoz, - 1 lugė gjelle sheqer, - 1 ligė glikoje kanellė, - pak arrė moskat, - kripė sa duhet, - 3 kokrra vezė, - 150 gr. djathė (peta), - 150 ml qumėsht, - 300 gr. gjalpė, - 10-12 petė bakllavaje.





Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''









Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11