Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Thashethemet, kjo sėmundje e pashėrueshme

Ne_ZeMeR_Te_FoRuMiT
********




Postime: 26996
Regjistruar: 17-9-2009

Vendlindja: Macadonia
Macadonia
Vendbanimi: Germany
Germany
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Jashtė Linje

Gjendja: Ne_ZeMrEn_e_Tij

[*] postuar nė 19-10-2009 nė 02:24
Thashethemet, kjo sėmundje e pashėrueshme



Nuk ka njeri qė tė mos ketė kureshtje pėr tė dėgjuar diēka mbi kolegun, mikun, fqinjin apo pėr njė tė njohur tė tij tė ēfarėdoshėm. Kureshtja e ligė arrin deri nė ekstreme tė paimagjinueshme, ku njerėzit shkojnė te fallxhoret pėr tė mėsuar thashetheme apo “tė vėrteta” tė pathėna e tė pazbuluara. Me vetėdije apo pa vetėdije tė gjithė jemi bėrė pjese e thashethemeve, duke folur mbi tė tjerėt, duke deformuar realitetin real pėr ta veshur me njė realitet imagjinar, tė cilin ne nuk e perceptojmė. Edhe pse nuk kemi parė apo dėgjuar diēka drejtpėrdrejt nė lidhje me njė person, sėrish ne flasim e pėrcjellim informacion, ndoshta pa e kuptuar efektin qė mund tė shkaktojė te referenti kjo bisedė.
Nė gjuhėn shqipe kjo situatė ėshtė pėrcaktuar me termin “thashethem”, qė ndėrtohet nga kontaminimi i dy foljeve tė sė njėjtės fushė semantike: foljes “thėnė” nė kohėn e kryer tė thjeshtė dhe nė kohėn e tashme, e cila ndėrtohet nga bashkimi i trajtės foljore tė dy kohėve nė vetėn e parė njėjės, pra unė “thashė” dhe “ them”. Bashkimi i dy trajtave foljore tė sė njėjtės formė semantike ėshtė tregues i vazhdimėsisė sė veprimit, por mbi tė gjitha ėshtė edhe pėrēues i idesė se kohėt shkrihen me njėra-tjetrėn dhe fenomeni mbetet nė tejkohėsi.
Nė kuptimin e pėrgjithshėm thashethemet janė fjalė tė pathemelta, zakonisht tė kėqija pėr dikė a pėr diēka, qė pėshpėriten e pėrhapen nga njerėz llafazanė, shpirtvegjėl, tė cilėt marrin nėpėr gojė tė tjerėt dhe nuk e kanė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė.
Paradoksi qėndron se edhe pse dihet se thashethemet janė tė dėmshme dhe duhet t’u qėndrojmė sa mė larg, tė gjithė kemi njė tėrheqje magnetike ndaj tyre. Nuk ka njeri qė tė mos ketė kureshtje pėr tė dėgjuar diēka mbi kolegun, mikun, fqinjin apo pėr njė tė njohur tė tij tė ēfarėdoshėm. Kureshtja e ligė arrin deri nė ekstreme tė paimagjinueshme, ku njerėzit shkojnė te fallxhoret pėr tė mėsuar thashetheme apo “tė vėrteta” tė pathėna e tėpazbuluara.
Shoqėria shqiptare dhe individėt janė ende tė burgosur tė vetvetes, ku e mbajnė peng veten dhe tė tjerėt, nėn dhunė tė thashethemeve, nėn dhunė tė shpifjeve, apo tė inateve banale egoiste, armė me tė cilat ia vrasin jetėn ēdo ditė njėri-tjetrit mė shumė se sa vret ēdo krizė ekonomike apo politike.
Realisht edhe nė shoqėritė evropiane ekzistojnė thashethemet, por mėnyra e konceptimit tė tyre ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo qė ndodh nė realitetin shqiptar, sepse emancipimi social dhe mėnyra e kėndvėshtrimit tė jetės tek ata, e vret fenomenin e thashethemeve pa u formėsuar ende. Duke qenė se shoqėria shqiptare vazhdon tė jetė njė shoqėri e izoluar, ku numri i tė papunėve kap shifra alarmante dhe ku pėrqindja mė e lartė e grave i pėrket kategorisė sė shtėpiakeve, kuptohet vetvetiu qė nė fokus tė pėrditshmėrisė sė tyre do tė jetė “tjetri”. Fakti qė nuk janė tė motivuar nė jetė, ku gjithė kohėn tė kenė nė vėmendje aspektin profesional e mė pas edhe familjar, ėshtė faktor kryesor qė thashethemet tė jenė mė tė ndjeshme. Edhe pse mungojnė krejtėsisht statistikat zyrtare nė lidhje me kėtė fenomen, tė gjithė biem dakord nė njė pikė: Njerėzit e pamotivuar, qė nuk kanė njė vend pune dhe qė shumicėn e kohės e kalojnė nė shtėpi, janė mė tė predispozuar pėr tė prodhuar dhe pėr t’i pėrjetuar mė keq thashethemet. Pėr shumė njerėz, thashethemet qė dėgjojnė rreth vetes shkaktojnė njė stres tė jashtėzakonshėm. Nuk janė tė rralla rastet kur vetėm pėr shkak tė thashethemeve janė shkaktuar konflikte, tė cilat kanė pėrfunduar edhe nė humbje tė jetėve njerėzore. I tillė ishte rasti i ndodhur disa muaj mė parė nė njė fshat tė Bulqizės, ku njė emigrant i sapokthyer nga Greqia me inicialet M. D. vret bashkėshorten e tij, nėnė e njė fėmije 5-vjeēar, me motivin e tradhtisė bashkėshortore. I vetmi fakt i tij ishin thashethemet nga gojėt e liga dhe asgjė tjetėr, por ai u mjaftua me inatet personale tė njerėzve mediokėr pėr tė zhdukur njė qenie tė pafajshme. Sot, ai i penduar dergjet nė qelinė e burgut tė Tiranės, ndėrsa gruaja e tij e pafajshme kalbet nėn dheun e zi, ndėrkohė fėmija po rritet jetim pa e kuptuar arsyen e ironisė sė fatit tė tij.
Kėto janė pasojat e thashethemeve, tė cilat ju mund t’i thoni pa i menduar, pa i pėrpunuar dhe pa e kuptuar se po shkatėrroni jetė njerėzish tė pafajshėm. Edhe Kurani i madhėrishėm nė lidhje me thashethemet thotė, ” O ju qė keni besuar! Mėnjanoni shumė dyshime, se, vėrtet, se vėrtet disa dyshime janė gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e pėrgojoni njėri-tjetrin! Mos vallė dėshiron ndokush prej jush tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?! Sigurisht qė ju do ta urrenit kėtė! Kijeni frikė Allahun! Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė Pranues i pendimit dhe Mėshirėplotė.” Por edhe nė Bibėl kritikohen thashethemet dhe veēanėrisht gratė si mbartėse tė tyre: “Madje ato mėsojnė tė jenė pėrtace duke shkuar shtėpi mė shtėpi, edhe jo vetėm pėrtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur pėr gjėra tė kota”. Pra, thashethemet konsiderohen si element negative edhe nė besimet e ndryshme fetare.
Shqiptarėt pėr ēėshtje tė mentalitetit tė sėmurė ngjasojnė shumė me vendet e Lindjes sė Mesme, ku primare e tė pėrditshmeve nė ato vende (disa prej gazetave kryesore) ėshtė thashethemi dhe futja nė punėt e brendshme tė familjes sė tjetrit. Kjo gjė nuk ndodh nė vendet ballkanike si Greqia, Rumania, Bullgaria, apo vendet e ish-Jugosllavisė, e aq mė pak nė Evropėn qendrore. Shqiptarėve u duhet tė luftojnė pėr tė pastruar mentalitetet e vetvetes, ku ēdo individ duhet tė punojė pėr vete, pėr tė larguar mentalitetin e thashethemeve, shpifjeve, marrjes nėpėr goje, deri edhe tek gjėrat mė diskriminuese pėr njeriun, sepse kjo sjell vetėm regres dhe trishtim.





Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''









Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Ne_ZeMeR_Te_FoRuMiT
********




Postime: 26996
Regjistruar: 17-9-2009

Vendlindja: Macadonia
Macadonia
Vendbanimi: Germany
Germany
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Jashtė Linje

Gjendja: Ne_ZeMrEn_e_Tij

[*] postuar nė 30-12-2009 nė 17:21


puc




Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''









Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Ne_ZeMeR_Te_FoRuMiT
********




Postime: 26996
Regjistruar: 17-9-2009

Vendlindja: Macadonia
Macadonia
Vendbanimi: Germany
Germany
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Jashtė Linje

Gjendja: Ne_ZeMrEn_e_Tij

[*] postuar nė 5-1-2010 nė 03:53


:serenate:




Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme''









Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Moderator
******


Foto


Postime: 2040
Regjistruar: 12-9-2014

Gjendja: Sleepy
Sleepy
Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Mosha: 23
Jashtė Linje

Gjendja: ♥Nese per boten je asgje,je vete bota per dike ! ♥

[*] postuar nė 28-9-2014 nė 13:51


ska njeri qe sben thashethem



Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11