Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
 Faqet:  1  2    4  ..  14
Autori: Subjekti: Poezi te ndryshme nga shkrimtaret Shqiptar..

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 11-11-2009 nė 11:40


S’KE ZOT

Edhe pse kurrė s’mė kuptove
Zoti s’ėshtė me ty
Ti bėn mėkat kur ma fsheh dashurinė
Por ajo tė shihet nė sy

Ndaē grisėm si fletė
Ndaē djegėm si letėr
Unė s’kam udhė tjetėr
Veē tė tė dua

Nė atė botė kur tė shkojmė
Unė nė Xhehnet pse tash tė dua
Ti nė Xhehnem duke u pėrvėluar
Nga dashuria qė nga unė e ke refuzuar

Atėherė mos ma zgjatė dorėn
Tė tė marr nė Xhehnet me vete
Se kam frikė nga zjarri yt
Qė nė kėtė botė mė djegi

Zoti s’do tė tė ndihmojė
Se ke bėrė mėkat
Zemrėn qė tė deshi
Se le tė tė afrohet ngat

Unė tė desha pėr vete
Tė desha cullak
E ti edhe pse mė deshe
S’mu afrove as shumė as pak




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 11-11-2009 nė 11:40


GJUHA E AKREPAVE

Ora njė pas mesnate
Akrepi s’e puth mė akrepin
Si duket janė hidhėruar
Ende mėngjesi pa aguar

Akrepi mundohet ta zė akrepin
Ikėn nga njėri-tjetri
Pa dashje pa qėllim
S’janė mė nė pėrqafim

Flasin akrepat mes vete
Sa afėr jemi afruar
Pse s’jemi tė pėrqafuar
Kush na ka mallkuar

Nata ia lė fajin ditės
Dita ankohet nė natėn
Akrepi fajėson akrepin
Qė bashkė kurrė s’mbesin




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 11-11-2009 nė 11:41


.KODRAT

Lecka jote e tejdukshme
Shpalos njė botė nė pah
Dy kodra prej gjaku
Dy kodra prej mishi
Shemben nė mua pa nda

Sytė lakmitarė
Tė zhveshin
Nėpėr flakėn e shpirtit
Sa do tė doja
Nė ato kodra binjake
Njė kasollė tė ndėrtoj
Tė hy aty
Pėrjetė tė jetoj

Dhe n’mu djegtė kasollja
Le tė digjet
Edhe kurmi im aty
Le tė digjemi tė dy

Kodrat shembėn nė heshtje
Mbi buzėqeshjen time
Vėrtet
Me gjoksin tėnd nuk shtyhet bjeshka
Por mundet njė mashkull




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:09


PAGĖZIMI

Ditėn kur linda e bėrtita
Durim mė pagėzuan ...
Me shpresė t’i duroj kobet
e rrebeshet,
qė koha volli pėr mua ...




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:10


MOS M’I LĖKUNDNI MURET !...

Mos m’i lėkundni muret, mos!
Se po zgjohen prapė gjarpėrinjtė
e shtatoren time tė zbehtė
Si Laookontin ta mbėrthejnė,
ta lidhin
e gjakun t’ia pijnė...
Ooo, mos m’i lėkundni muret, mos!




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:10


ANKTHI

Herėt
zemra m’u dobėsua ...
Ēdo ditė prehem pranė varrit
qė hapėn tė tjerėt pėr mua.
Mbi Urėn e Fshejtit kaluan
shtegtarė tė paudhė ...
Vėshtirė e ka Drini
t’u humb gjurmė ...




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:14


RA BRYMĖ E GJITHĒKA SHKRETOI ...

Si shpirti i lodhur po shkrihet bora,
dielli gjithēka po zgjon:
bilbili harbon,
uji gėzon,
bari thėrret
dhe trėndafili qesh,
lejleku lahet nė vą,
qyqja thėrret tė vėllanė ...

(Oh, shemra po ndjell njė kob tė zi,
pusho ti!)

Si shpirt i lodhur bora u shkri ...
Ra nat’ e kthjellėt, e ftohtė – Akull,
e nėpėr ftohtėsi
o zot, hėna tmerrshėm po ndrit!
Dhe njė fllad brisk tėmthat t’i ngrin
e yjet xixėllojnė ēmendshėm
O natė kobzezė,
ē’do tė pjellėsh nesėr?!

Ra brymė
e gjithēka shkretoi ...

Brenda njė nate u ēbė behari,
u dogj trėndafili -
e mbyti zjarri ...
fusha u nxi, pylli u tha,
edhe lejleku s’lahet mė nė vą,
u kthye kah kish ardhė ...
Me rroba dimri u riveshėn fėmijėt,
tė kuq i kanė sytė.

Veē shemra pranė shtėpive tona -
e zezė si mortja ... Ah, tash ndėrroi
melodi (!)
Po shpirti ynė ende regėtinė...




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:16


NĖPĖR RRUGĖT E BOTES...

Gjithė ditėn e ditės nėpėr rrugėt e botes
i pashė
me trasta nė sup
varfanjakėt
kantonjereve bėrllokun duke hallakatur…

Njė plak i mjerė
kėrkon kothere buke pėr kalamajtė e shkretė,
belbėzon
e mbledh nė bėrllok,
nė kantonjerin e parė, ja e gjeti njė copė,
buzėqesh,
e fshin dhe e fut nė trastė…
Pastaj shtyhet nė kantonjerin e dytė,
ndalet gjatė duke hallakatė, shan zot e fat,
se asgjė nuk gjet…
(U vonove, plak, aty mė parė ishin tė tjerė.)
Po plaku vazhdon rrugėn e vet:
nga kantonjeri nė kantonjer,
nė njėrin shan, nė tjetrin qesh…

O Zot, ndihmomė nė kėtė fundshekulli tė mjerė
ndihmomė o Zot,
mos tė shoh as nė ėndėrr ēka pashė sot
gjithė ditėn e ditės nėpėr rrugėt e botes!




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:17


MBRĖM I ETUR PĖR FJALĖN

Mbrėmė, i etur pėr fjalėn,
gjithė natėn portretova Jusuf Gėrvallėn...
Nėpėr vijat e holla mė dridheshin gishtat,
flokėt e tij tė shprishur,
rrudhat e ballit qė hapeshin e mbylleshin
Biseduam bashkė pėr Shkup e Shkodėr,
gjan’ e gjatė i ramė Kosovės,
(oh, sa jemi kėnaqur!)
mbrėmė me Jusuf Gėrvallėn ...
Njė natė e gjatė me fjalė gjer nė mėngjesin e ri,
sa u gdhi,
njė lumė lotėsh prej hokash e syve tanė u fry,
Dikur i ramė kitarės, kėnduam me mall,
thamė vargje poetike me mija
e pimė kafe tė zeza, pelin
e njė lumė i zi prej hidhėrimit tonė u fry ...

Me krye mbi portret mė gjet dita e re
dėrmuar prej gazavajit
Para meje ai s’ishte mė me trup e me zė,
veē nėpėr vijat e holla dridhej
buzėqeshja e tij
dhe njė fjalė - amanet i gjallė - nė buzė njė fjalė:
Mjaft kėtu! Kah Kosova kur po mėsyni!
Mjaft kėtu! Lėre mėnjanė portretin tim,
atje,
atje nė Dukagjin
ėshtė lokja qė pret kthimin tim,
Derėn e shtėpisė hapur ma la
E mė tha... e mė tha... e mė tha




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:17


DIKUSH MĖ PĖSHPĖRIT...

I vetmuar ēapitem udhėve pa fund.
Nuk ia prish qetėsinė askujt,
as mizės sė dheut, pėr besė!

Mė degdisin rrugėt me krye e pa krye,
asnjėrės s’kam forcė t’ia mėsyj -
tė gjitha mė ēojnė nė skėterrė,
nuk dyshoj, pėr besė!

Asnjė fjalė nė gjuhė tė dheut tim,
nė kėtė qytet tė bukur vetėmia
gjer nė palcė mė ka ngri
e njerėzit mė shohin me xhelozi (!)

Po largohem nga ky qytet ku si shigjetė
mė shpon njė fjalė nė vesh:
“I huaj je nė kėtė dhe!”




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:18


ZEMRA IME QĖNDRO

Si tambluca nėpėr mure u bėra... o Zot!
I dėrmuar bredh nėpėr botė,
gulēimat s’mė lėnė tė ec e
njė thes
plot kujtime mė rėndon, zemra ime,
Zemra ime, qėndro!
Me shpresė se nuk vonohem tepėr
nėpėr botė duke bredhur
i nėnēmuar sa s’ka mė...
kujtoj... dhe s’bėj zė, shpirti im,
Shpirti im, ki guxim!
Me njė ėndėrr t’ėndėrruar,
me njė lakmi tė tepruar
tė pi ujė te burimi
e tanėzat tė mė zėnė.

Oh, Nėnė!
e largėt mė je si hėnė!
E ndjenjat rrinė atje,
atje ku zemra rreh, zemra ime,
Zemra ime qėndro!
E shpirti dridhet si gjeth
nė erė, shpirti im,
Shpirti im, ki guxim!
Si tambluca nėpėr mure u bėra... o Zot!




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:18


VETMI

U bezdisa nėpėr botė ... Tėmthat m’u ngrinė!
Fillikat mbi kėtė dhé... dhe heshtje, heshtje,
Heshtje!

E duart plot me kakusha
nga kazma e huaj, qė s’mė ndahet; veē nė gjumė
s’ kam me vete.
Nė mbrėmje vonė pi nė tavernėn e ndyrė
t’i harroj tė gjitha:
edhe bezdisjen,
edhe duart me kakusha
e mbi tė gjitha heshtjen - qė mė kall tmerrin.
Shpesh mė marrin halucinacionet,
me duar tė padukshme mė prekin
e me ditė s’e ndiej veten...

Ooo, jeta ime e pa prehje e dėrmuar,
jeta ime plot kakusha nga kazma e huaj...
Veē kur dehem harroj pak, prehem,
e vras heshtjen ...
E edhe atėherė gota e zbrazur
mė lidh pas qerres sė vet...
Ku ta fus kryet ? As tėbanė nuk kam
e qeprat e shtėpisė kalbur janė.
Thonė: shtėpia pa njerėz shpejt rrėzbitet,
nė sofėr as hithėrnik nuk kam.
E vetmia mė ndjek si hije (Veē vetmia,
askush tjetėr...)
me njė sy tė fshehtė ciklopik
nė lule tė ballit, qė emrin e ka heshtje ...




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:19


NĖ DHEUN TIM

Edhe duart m’i mpiu vetmia
me fjalė nė vesh, me fjalė nė vesh...
Po zemra te dheu im rreh,
shpirti te dheu im digjet...
Eci e nuk rri se mund tė shtangem.
Ky dhé i huaj fort ma ka mėri.
Unė e di, atje do tė kthej,
atje ku mė dha nėnėlokja gji.
T’i kėndoj kėngėt e mia bjeshkė mė bjeshkė
e vėrri mė vėrri
e t’i vesh ato tesha bardhezi
si dhėndėr i ri,
tė qesh, tė flas e frymė tė marr nė liri




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:19


LARG...

Larg tė afėrmve, nė perėndim,
jeta ik e unė ndiq,
unė kėtu e malli atje
Atje... tek uji i ftohtė i Llapit,
qė s’e shuan vullkanin e mallit.
Po gjer kur, gjer kur
larg do tė mė jetė vendlindja?
Sytė e mi mbetėn kah Dardania.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:20


EJA DASHURI!

Nė sytė e tu shoh njė ditė
qė lind e lind...
Eja, dashuri
muzg tė mos kem!

Shėtis me ty krejt rrugėt e qytetit
gjer vonė...
Nuk dua kurrsesi tė mbyll nė dhomė
hapėsirėn qė ndiej,
dritėn qė shoh

Eja tė kapemi pėr dore si fėmijė,
eja, dashuri,
tė qeshim e tė qeshim
sa ta trandim qytetin
e sonte kurrkush tė mos mbyllė sy,
eja dashuri!






Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:23


BESAR SHKEMBI

Ne valixhen e plackave mora me vehte


Ne valxhen e plackave mora me vehte
Te gjitha ato pranvera
te ftohta
te acarta
pa diell

pranvera te ulura me gjak

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Te gjitha ato pranvera
Pa cicerrima
Pa lule
Pa gjelbrim

Blerimi ishte zverdhur si fletet e librit ne raftin e oxhakut

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha rruget e rrugicat e fshatit
Simfonine e valve te bistrices
Oshtimen e ujit qe binte me rrembim
Neper lugjet e kalbura
Mora zhurmen e moknes
Qe kot rrahte kot se koti gurete e mulirit

Mullisine e vrane para dere
Uria metode e persosur sllave

Ne valixhen e plackave mora me vete
Melodine e embel te kavallit
Kengen e bariut qe i kendonte vashes se tij
Mora nje grusht dhe
Nje kenge t‘ kenduar n‘ cifteli
Nje peisazh nga bistrica
Dhe nje abetar e futa thelle ne gji

Mora femejerine time

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Shkallet e Teatrit te Prishtines
Binen ku luhej
Mahatma Gandi
Hamleti
Ku luhej Sokrati

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Qetesine e sallave te leximit
Terasen e Boro e Ramizit
Bashk me te gjithe te dashuruarit
Mora gjithe korson
Mora zhurmen e lugeve e piatave ne menzen e studentave
Bisedat ilegale ne dhomen nr.7
Ne Konviktin nr.3

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Me klasa te zbarazura
Pa mesues
Pa nsenses

Atyre ma kishin vrare buzeqeshien
Ua kishin zere #@!--)rikat

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur cdo te premte ,,presidenti“
Ma cante koken me konferenca te thata shtypi
E stacionet e autobuzeve
Ishin shendrruar ne lendina lotesh

Jemi shprendare si zogjet e qyqes

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur ,,presidenti “ shperblehej me cmimet te larta
e thithte para te majme nga Europa
per gandizmin e tij
per durimin tone

Buzeqeshja buzeqeshje kurvash

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur Kosova u shendruar ne teater
Ku luhej cdo rol
Ku luhej tragjedi e komedi bashke

Europes i pelqente ky laborator I madh qe quhej Kosove

Ne te eksprimentohej me njerze e jo me minje

Eksperimentohej sistemi yne nervor

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Te gjitha ato pranvera
Kur koken e mbaja nen sqetulle si kungull
Pa ditur se si do te perfundoje
Do ta hanin gjarperinjte e zi
Apo do ta hante vetveten rrugeve te Europes

Merzine
Pikellimin
E vetmine
I mora per dore
Dhe u nis per ku s’ duhej te nisesha
U nisa prej ku ndoshta
S’ do te kthehem kurre me




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:34


ELKO

Ngjyra vjeshte, zhduken ne heshtje

Sot si zakonisht beja rrugen per ne shtepi,

Pyllin e zhveshur e kundroja me kersheri,

Ishte dite e zymte vjeshte, binte shi,

Pemet sikur qanin, kullonin pa pushim.



Shikoja me vemendje pyllin ne cdo aspekt,

Gjethet trazoheshim e binim me te shpejte,

Rreth trungjeve era si grumbuj i mblidhte,

Per dekompozim me dore i pregatiste.



Pak dite me pare, perseri kisha kaluar,

Pyllin kundroja duke e admiruar,

Ishte i bukur, ndezur larmi ngjyrash te gjalla,

Te verdhe, te gjelber, portokalli e te bardha.



Sot shiu, qe ra gjethet nga deget i shkundi,

Thupra magjike, natyren e perkundi,

Gjethet e trishtura, prane rrenjeve bien te flene,

Shndrohen ne humus, perqafohen nje me dhene.



Nje ze brenda meje, sikur me pati pyete:

''Mos di gje, pse gjethet marrin ngjyre te zbehte?

Besonte si biologe, pergjigjen do t'ja jepja shpejt,

Thashe:" Para gjumit te fundit verdhesia vjen vete"



Eshte xhelozia per jeten qe iken, diku humbet…

Struket ne token meme, qe dheu te mund t'i trese,

Ndaj gjethet ngjyre ylberi marrin ngjyra te zbehta,

Nuk shkeputen lehte nga pema... eshte e embel jeta"




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:35


Engjulli dhe i Dashuri...

I dashuri flen dhe enderron
Engjulli vjen dhe dielli rrezon
Ta zgjoje ate me puthje te embela
Per Dashurine tij dhe per te eshte thellesi
Ajo e zgjon ate me drite te nderprere
Sheh lekuren e tij dhe qesh me vullnet
Ne syt e tij shihte Dashurin
Ajo ndjehet per te e uritur
Ai vjen tek ajo aq ngadale
Puthe lekuren,qafen,dhe fetyren
Duke e prekur trupin,dhe shtrenguar shpirtin
Bashke te dyte beheshin per gjithemon
Dashurin qe e qonin ishte e thelle dhe e vertet
Ne kete perqafim dashuria e tyre rifilloj
Kur krejt perfunduan,dhe te gjitha jane thene
Ne lekuren e gjinjeve te saj ai mbeshtet koken
Dhe ndegjon zemren qe rrehte vetem per te
Dashuri e bukur ,qe kurr se ka njohur




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:38


MIGJENI

Recital i Malėsorit

O, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.

Unė lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.

Mali hesht, dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej, dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

O, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:39


MIGJENI

Lagja e Varfun

Krahėt e zez tė njė nate pa fund
e varrosėn lagjen pranė,
dritė, jetė, gjallsi askund,
vetėm errsinė e skam.

U harrue jeta e ditės
ndėr shtresat e natės, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinės...
n'andrra pėrkundet lagja.

Njerzit ndėr shtėpia flejnė
me gjoksa tė lakurtė e tė thatė
e gratė... fėmi po u lejnė
pa ushqim nė gji, pa fat,

Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme
nė punėn e ditės sė kalueme,
shėrohen trutė e helmueme
nė gjumin e natės s'adhrueme.

Veē zemrat e njerzve tė lanun
me tė rektunt prralla rrfejnė:
mbi barrat e jetės sė namun
qė shpirt dhe korriz thejnė.

Prralla mbi fėmij rrugaēa
barkjashtė e me hundė tė ndyta,
qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė
e ngihen me fjalė tė ndyta.

Prralla mbi varza tė fyeme
me faqe e me buzė tė thithna.
Prralla mbi djelm, me tė thyeme
shprese, nė burg me duer tė lidhna,

tė cilt nesėr para gjyqit
pėr delikt do tė pėrgjegjin,
vetėm dreqit e hyllit
tė gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė
dhe errsinės hallet tregon.
Njė gjel i undshėm, me dritė
tė hanės i rrejtun, kėndon.

Hesht! or gjel kryengritės,
i lagjės sė varfun. Kėtu
nuk zbardh pėr ty drita e dritės.
i gjikuem je me ngordhė n'u.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:43


MIGJENI

Kanga e Rinisė

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit tė pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na, se hyjt ta kanė zili

E na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:43


MIGJENI

Luli i vocerr

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...
Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:44


MIGJENI

Tė Bijtė e Shekullit tė Ri

Na tė birtė e shekullit tė ri,
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij
e ēuem grushtin pėr me luftue
ndėr lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birtė e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot,
ku djersė e ballit u dikonte kot
se dheu ynė qe kafshatė e huej
dhe nė marrzi duhej shum shtrejtė t'u paguhej.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
vllazėn tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast' i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditėm me thanė :
S'duem me humbė
nė lojė tė pėrgjaktė tė historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem, pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra, qė kėrkojnė "shejtnim",
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap kangėn e trishtimit,
kangėn monotone, pa shpirt, tė sklavnis
tė jem' njė thumb i ngulun ndėr trutė e njerzis.
Na tė birtė e shekullit tė ri,
me hovin ton e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem' me ra fli.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:45


MIGJENI

Kangėt e Pakėndueme

Thellė nė veten teme flejnė kangėt e pakėndueme
tė cilat ende vuejtja as gėzimi s'i nxori,
tė cilat flejnė e presin njė ditė ma tė lumnueme
me shpėrthye, m'u kėndue pa frigė e pa zori.

Thelltė nė veten teme kangėt e mia jesin...
e unė jam vullkani qė fle i fashitun,
por kur t'i vijė dita tė gjitha ka me i qitun
nė njė mijė ngjyra tė bukra qė nuk vdesin.

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valėn.

0 kangėt qė fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as njė zemėr tė huej,
vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmia
unė djepi juej; ndoshta vorri juej.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Administrator
********


Foto


Postime: 31372
Regjistruar: 16-9-2009
Vendndodhja: Diku E Humbur..

Gjendja: Angel
Angel
Vendlindja: Kosova
Kosova
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Demi
Jashtė Linje


[*] postuar nė 12-11-2009 nė 11:46


MIGJENI

Lutje

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
plot dashuni
tė nxehtė si te vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaltėr, ku tė fantazmėve
buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.




Æ`♥“Æ)
`*.ø.*“
ø.•“ø.•*Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ øø.•ØÆ`♥WwW.AkulloreForum.CoM










































Syt e saj nuk ishin me te njejte.. Kishte shikim ndryshe, dicka ishte thyer. Nuk dukej mir, kishte humbur ne mendimet e saj, me trup ishte aty, por syt e saj shikonin shume larg, diku tjeter, kerkonte 'ate'.. ate qe e zhduki shkelqimin e syve te saj...


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar
 Faqet:  1  2    4  ..  14

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11