Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Shpikja e shqiptarit qe po pushton tregun amerikan


*******


Foto


Postime: 3321
Regjistruar: 30-8-2009
Vendndodhja: Somewhere!

Gjendja: Fine
Fine
Vendlindja: Albania
Albania
Gjinia: Femėr
Jashtė Linje


[*] postuar nė 7-9-2012 nė 15:48
Shpikja e shqiptarit qe po pushton tregun amerikan




Njė produkt qė zėvendėson qeset e plastmasit dhe njė sėrė nėnproduktesh tė naftės, si ndotėsit mė tė mėdhenj tė mjedisit, qė sė shpejti do tė pushtojė tregjet, ėshtė “pagėzuar” me emrin e njė kimisti shqiptar, i cili ėshtė edhe shpikėsi i tij. Kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM shpallėn disa ditė mė parė, nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi nė Massachusest Institute of Technology (shkolla mė e mirė nė botė, qė ėshtė cilėsuar si djepi i teknologjisė botėrore), qė materialit plastik t’i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, qė mori emrin e kimistit korēar, Mirel Sharrėxhi, konsiderohet si njė alternativė ndaj plastikave tradicionale tė prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka pėrparėsinė qė shpėrbehet nė dioksid #@!--)boni dhe ujė pa dėmtuar mjedisin. Kimisti korēar, Mirel Sharrėxhi, ka shkuar nė SHBA nė vitin 1997 dhe pas disa specializimeve tė kryera, nė vitin 2000 vendoset nė Cambridge, Boston. Ai punėsohet nga prof. Oliver Peoples dhe bėhet pjesėtar i ekipit tė tij nė kompaninė “Metabolix”. Qėllimi i kompanisė ėshtė tė prodhojė nė mėnyrė industriale produktin e cilėsuar si “ēudibėrėsi”plastik, qė nuk ndot ambientin dhe zėvendėson produktet plastike tė prodhuara nga nafta.
Produkti “MirelTM”
Sasia e madhe e mbetjeve urbane, tė krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta nė SHBA, por edhe nė gjithė globin, konsiderohen si ndotėsit mė tė mėdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi kėto lėndė e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Pėr kėtė qėllim, nė SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet pėr zėvendėsimin e tyre me njė lėndė qė nuk lė pas ndotje. Dhe vetėm para disa ditėsh, “Metabolix Inc. MBLX”, njė kompani udhėheqėse nė pėrdorimin e bioshkencės pėr tė gjetur metodika tė pastra dhe kohėgjata pėr plastikat, #@!--)burantet dhe kimikatet, bashkė me kompaninė “ADM”, edhe kjo njė firmė e njohur nė tregjet botėrore, shpallėn nxjerrjen e produktit tė ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin mė tė madh pėr kėtė produkt e ka dhėnė edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrėxhi. Nė komunikatėn zyrtare tė kompanisė thuhet se “MirelTM” mund tė pėrdoret si njė alternativė e plastikave tė formuara nga nafta nė shumė procese konvertuese, duke pėrfshirė format plastike me injeksion, letrėn me shtresė tė hollė plastike, shtresat e holla nė formė filmi. “Metabolix” ėshtė duke punuar pėr 60 aplikime, duke pėrfshirė produkte tė konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte qė pėrdoren vetėm njė herė, produkte qė pėrdoren nė agrikulture etj.
Kush ėshtė Mirel Sharrėxhi
Shkencėtari nga Shqipėria ka lindur mė 28 mars 1967 nė qytetin e Korēės. Ka mbaruar shkollėn e mesme pėr teknologji-kimike nė qytetin e Elbasanit dhe mė pas studimet e larta nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, nė degėn Kimi Industriale.
Gjatė viteve tė tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin nė Shqipėri, pasi dihet situata e industrisė kimike. Nė vitin 1997 emigron nė SHBA. Fillon punė si kimist analitik nė kompaninė “Emerson and Cumming”. Nė vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron njė punė tė pėrkohshme nė kompaninė e sapoformuar “Metabolix”, me qendėr nė Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parė pėrkushtimin e tij, ai i ofroi punė tė pėrhershme si kimist analitik. Nė vitin 2007 mbaron “Masterin” nė degėn e Kimisė nė Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitėn si drejtues i grupit analitik nė kompani. Ai, sė bashku me stafin e kompanisė kryejnė shpikjen e produktit kimik, qė merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do tė ketė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e mjedisit, pasi ēdo vit i gjithė planeti ndotet nga miliarda tonelata lėndė plastike.

Gazeta Albania




”On ne construit pas sur le vide!”

Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11