Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Vetėvendosje: Projektrezoluta e rrezikshme

Ƴℓℓι ρσℓαя
*****




Postime: 32224
Regjistruar: 17-3-2010
Vendndodhja: ks

Vendlindja: dardan.jpg
dardan.jpg
Vendbanimi: dardan
dardan
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Binjaket
Mosha: 28
Jashtė Linje

Gjendja: Ne Gjakun e zemres te Mamit

[*] postuar nė 30-1-2012 nė 21:25
Vetėvendosje: Projektrezoluta e rrezikshme





Lėvizja Vetėvendosje ka bėrė publike qėndrimet e saj lidhur me seancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, e cila do tė mbahet tė martėn. Nė kėtė seancė, tė thirrur nga Grupi parlamentar i PDK-sė, pritet tė diskutohet dhe votohet njė projektrezolutė pėr pėrmbylljen e pavarėsisė sė mbikėqyrur.

“Lėvizja Vetėvendosje ėshtė pėr pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sikur qė ishim kundėr ēfarėdo kufizimi ndaj pavarėsisė sonė nė vitin 2008. Ne kemi qenė dhe mbetemi pėr Republikėn sovrane tė Kosovės, kundėr mbikėqyrjes ndėrkombėtare dhe kundėr kushtėzimeve ndaj pavarėsisė qė vijnė nga Plani i Ahtisaarit. Rrjedhimisht jemi pėr fundin e mbikėqyrjes, e jo pėr kėmbim tė kėsaj mbikėqyrjeje me formalizimin e strukturave tė Serbisė brenda Kosovės dhe pėr betonimin e mbikėqyrjes sė Serbisė pėrmbi Kosovė”.

“Ne e kemi kundėrshtuar njė rezolutė tė tillė edhe si metodė edhe si pėrmbajtje. Aty thuhet se Kuvendi mirėpret pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė, njėkohėsisht duke kėrkuar qė Kosova ta ketė vendin e vet nė bashkėsinė e shteteve tė pavarura tė botės. Ne konsiderojmė qė njė kėrkesė e tillė ėshtė e panevojshme meqenėse vet shpallja e pavarėsisė do tė duhej ta nėnkuptonte kėtė. Me ta shpallur Kosovėn tė pavarur, automatikisht institucionet e Republikės sė Kosovės e kanė kėrkuar njė gjė tė tillė”.

“Pika mė problematike e tekstit tė propozuar pėrmes kėsaj rezolute, megjithatė, ėshtė ajo qė kėrkon nga Kuvendi tė zotohet se do t’i pėrmbush tė gjitha obligimet qė dalin nga procesi i pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Rezoluta nuk saktėson se cilat do tė jenė obligimet. Nė kėtė mėnyrė kėrkohet nga Kuvendi qė tė zotohet blanko pėr njė proces me shumė tė panjohura dhe shumė rreziqe”.

“Kjo madje, ėshtė dhe formė jo demokratike e tė votuarit sepse kėrkohet nga deputetėt tė zotohen se do tė votojnė nė favor tė ligjeve pėr tė cilat nuk e dinė se ēka pėrmbajnė... Parlamentarizmi dhe demokracia pėrfaqėsuese nuk mund tė tkurret nė tre - katėr burra qė shtrėngojnė duart...Kjo rezolutė ėshtė njė tentim i hapur i qeverisė sė Thaēit t’i mbulojė koncesionet qė ai ėshtė gati t’i bėjė nė negociatat me Serbinė, qė kėshtu tė kontrabandohet statusi i veēantė pėr veriun e vendit si ēmim pėr pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė. Ne jemi pėr Republikėn e Kosovės, tė bazuar nė parimet e drejtėsisė, barazisė mes shteteve, dhe lirisė sė pakushtėzuar”, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e lėshuar nga Grupi parlamentar i Lėvizjes Vetėvendosje.




Jeta me ofroj batica dhe zbatica, fat dhe fatkeqesi, gezim dhe hidherim, por me e rendesishmja eshte se nga keto mesova tre fjale "UNE VAZHDOJ PERPARA"
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11