Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: VV: Qeveria tė lexojė Kushtetutėn

Ƴℓℓι ρσℓαя
*****


Foto


Postime: 32224
Regjistruar: 17-3-2010
Vendndodhja: ks

Vendlindja: dardan.jpg
dardan.jpg
Vendbanimi: dardan
dardan
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Binjaket
Mosha: 27
Jashtė Linje

Gjendja: Ne Gjakun e zemres te Mamit

[*] postuar nė 23-1-2012 nė 14:01
VV: Qeveria tė lexojė Kushtetutėn






Lėvizja “Vetėvendosje” ėshtė e brengosur pėr vonesėn e Qeverisė sė Kosovės qė tė lexojė Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės e tė kuptojė mė nė fund, ndonėse tanimė me vonesė se, siē shprehet nė njė deklaratė tė sotme, “e drejta pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore ėshtė e drejtė e garantuar me Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės”. Kėshtu thuhet nė njė reagim tė Lėvizjes ndaj Qeverisė, qė pėrmes njė deklarate e quajti protestėn “krejtėsisht e panevojshme dhe nė kundėrshtim me vendimet e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės”.

“Lėvizja ‘Vetėvendosje’ ėshtė e vendosur tė pėrdorė tė gjitha institucionet demokratike pėr vendosjen e pavarėsisė, sovranitetit dhe dinjitetit tė shtetit tė Kosovės, rrėnuar nga veprimet e Qeverisė. Lėvizja “Vetėvendosje” i bėn thirrje Qeverisė tė kuptojė sa mė shpejt dhe tanimė pa vonesė, se protesta paqėsore, nė rrugė, nė qytet, dhe publikisht ėshtė institucion #@!--)akteristik demokratik, qė e dallon demokracinė prej regjimeve jodemokratike. Protestat e Lėvizjes ‘Vetėvendosje’ janė thellėsisht politike pėrkundėr veprimeve tė kundėrta tė Qeverisė qė janė tėrėsisht pushtetore. I vetmi dimension pushtetor i protestave tė ‘Vetėvendosje’ ėshtė t’ia marrė Serbisė pushtetin e vendosur nė Kosovė me ndihmėn e Qeverisė sė Kosovės dhe t’ia kthejė popullit tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė tij si Sovran”, theksohet nė njė komunikatė tė Lėvizjes.

“Vetėvendosje” thotė se nuk ka synim t’i marrė nėn kontroll pikat kufitare, por tė bėjė tė mundur qė tė merren nėn kontroll nga shteti i Kosovės.

“Lėvizja ‘Vetėvendosje’ vlerėson se imazhi i njė populli dhe shoqėrie rritet kur kupton dhe reagon politikisht ndaj veprimeve qė drejtohen kundėr lirisė, sovranitetit dhe interesave tė tij, ashtu si dėmtohet nėse para gjithė botės del se nuk kupton dhe mashtrohet nga pushtetarė tė lidhur me interesa kundėr tij. Njė rrėnim i tillė i imazhit ėshtė fillimisht rebelimi i ekzekutivit ndaj legjislativit si kuvendi i pėrfaqėsuesve tė sovranit, heqja dorė prej ekzekutivit nga emėrtimi kushtetues i vendit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duke hapur rrugėn pėr rishikim ndėrkombėtar tė emėrtimit tė saj. Prishje e imazhit tė shoqėrisė dhe popullit tė Kosovės ėshtė dhunimi i kryer nga Qeveria i Kuvendit dhe Kushtetutės sė Kosovės nėpėrmjet tė ashtuquajturit ‘kundėrmocion’, pėrdorimi i dhunės ndaj qytetarėve qė pėrdorin institucionin demokratik tė protestės, etj”, thuhet mė tej




Jeta me ofroj batica dhe zbatica, fat dhe fatkeqesi, gezim dhe hidherim, por me e rendesishmja eshte se nga keto mesova tre fjale "UNE VAZHDOJ PERPARA"
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11