Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Keqtrajton studentin, pranga presidentit tė universitetit

Antar++
**




Postime: 13
Regjistruar: 5-1-2012

Gjendja: Asleep
Asleep
Gjinia: Mashkull
Mosha: 27
Jashtė Linje


[*] postuar nė 19-1-2012 nė 16:36
Keqtrajton studentin, pranga presidentit tė universitetit


Tiranė, nėntė tė arrestuar pėr dhunėn. Universiteti: Policia shkeli ligjin

Presidenti universitetit privat “Vitrina” nė Tiranė dhe tetė truproja tė punėsuar prej tij u arrestuan pasditen e djeshme nga policia. Ata akuzohen se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė rrahur njė student 22-vjeēar ditėn e djeshme nė ambientet e universitetit. Ngjarja nuk ka mbetur me kaq, pasi nė momentin qė policia ėshtė lajmėruar pėr ngjarjen nga studenti i dhunuar, personat e arrestuar kanė kundėrshtuar dhe goditur dhe efektivat e patrullės sė Komisariatit Nr. 6, tė cilėt kanė shkuar nė vendin e ngjarjes.

Pėr shkak tė goditjeve, tre punonjės policie kanė pėrfunduar nė urgjencėn e Spitalit Ushtarak, ku kanė marrė mjekim dhe mė pas janė larguar. Incidenti ndodhi dje rreth orės 12:00, nė ambientet e brendshme tė universitetit privat “Vitrina”, qė ndodhet nė autostradėn Tiranė-Durrės, pranė mbikalimit tė Rinasit.

Sipas burimeve nga Policia, ngjarja e djeshme nuk ėshtė e vetmja e kėsaj natyre qė ndodh nė kėtė universitet. Edhe vitin e kaluar policia ėshtė lajmėruar me dhjetėra raste pėr tė ndėrhyrė, pas sherreve tė vazhdueshme qė studentėt kishin me truprojat.

Ndėrsa dje, stafit qė ka punėsuar pėr ruajtjen e sigurisė, i ėshtė bashkuar edhe drejtori i Pėrgjithshėm i universitetit, Edmond Vlashaj, i cili ka marrė pjesė edhe vetė nė sulmin kundėr forcave tė policisė. Pėr kėtė arsye, edhe Vlashaj ėshtė vėnė nė pranga bashkė me vėllain e tij, Leonard Vlashaj, i punėsuar si truprojė, si dhe shtatė persona tė tjerė, po ashtu punonjės tė sigurisė sė shkollės. Tė arrestuarit e tjerė janė: Hamit Leka, Jetmir Zhika, Artan Zefi, Lutfi Tufa, Gjovalin Zefi, Agron Bacaj dhe Ramazan Tarko. Tė gjithė tė arrestuarit akuzohen pėr “dėmtime tė tjera me dashje”, si dhe “kundėrshtim, fyerje dhe goditje tė forcave tė policisė”.

INCIDENTI

Sebepi i incidentit tė djeshėm nė njė universitet privat, nė autostradėn Tiranė-Durrės, ka qenė njė konflikt fillimisht verbal e mė pas edhe fizik mes truprojave dhe njė studenti.

Dy prej rojeve tė sigurisė mėsohet se kanė rrahur studentin 22-vjeēar Fatjon Ismajlgeci. Motivi i konfliktit mes studentit dhe truprojave ka qenė pėr arsyen se 22-vjeēari nuk ka ngrėnė drekė nė mensėn e universitetit, por nė njė lokal pranė tij.
Pasi e kanė goditur disa herė nė trup, studenti Ismajlgeci ka arritur tė largohet dhe ėshtė futur nė makinė duke u mbyllur brenda saj. Menjėherė ai i ka telefonuar policisė, duke denoncuar dhunėn e ushtruar ndaj tij.

Drejt vendit tė ngjarjes ėshtė nisur njė patrullė e Komisariatit Nr. 6 dhe njė tjetėr e postės sė Vorės, tė cilėt gjithashtu janė kundėrshtuar dhe goditur nga 8 truprojat, madje edhe nga presidenti i universitetit, Edmond Vlashaj. Policia ka kėrkuar pėrforcime, pasi pėrmasat e incidentit sa vinin e rriteshin dhe nė kėtė mėnyrė, forca tė shumta policie kanė shoqėruar nė komisariat 12 persona.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshėm, u vendos qė tė merrej masa e arrestit nė flagrancė pėr 8 truproje dhe presidentin e universitetit.

UNIVERSITETI

Pas deklaratave tė Policisė nė lidhje me ngjarjen, ka reaguar dje edhe universiteti “Vitrina”. Sipas kėtij reagimi, konflikti ka lindur nga moskomunikimi korrekt mes njė studenti dhe njė punonjėsi tė kėtij institucioni.

“Efektivėt e policisė kanė dhunuar ambientet universitare nė mėnyrėn mė barbare, tė denjė vetėm pėr njė bandė rrugaēėsh, dhe kjo ėshtė shėnuar me ndalimin e njė numri punonjėsish administrativė dhe stafit akademik, ēka ka shkaktuar njė situatė kaotike nė shkollė.
Ndėrhyrja e policisė ėshtė bėrė pa asnjė shkresė dhe urdhėr zyrtar tė shkruar, siē e kėrkon ligji”, thuhet nė deklaratėn e universitetit “Vitrina”.




Nuk lejohen reklamat e faqeve tuaja personale ne firme. Ju lutem lexoni rregulloren here pas here. Shenim nga Administratori!
Shiko profilin e antarit Vizito faqen e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar
Super ModeratorESTABIEN
Super Moderator
Tema u Shkurtua
19-1-2012 nė 22:48

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11