Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Ardian Marashi jep alarmin, ne rrezik gjuha shqipe

Ƴℓℓι ρσℓαя
*****


Foto


Postime: 32224
Regjistruar: 17-3-2010
Vendndodhja: ks

Vendlindja: dardan.jpg
dardan.jpg
Vendbanimi: dardan
dardan
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Binjaket
Mosha: 27
Jashtė Linje

Gjendja: Ne Gjakun e zemres te Mamit

[*] postuar nė 21-4-2011 nė 16:21
Ardian Marashi jep alarmin, ne rrezik gjuha shqipe


Fondi qė pėrmban 5.5 milionė skeda, nė tė cilat bazohen fjalorėt e gjuhės shqipe qė nga viti 1956, ėshtė nė rrezik degradimi. Kjo deklaratė shqetėsuese ėshtė bėrė nga Ardian Marashi, drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė.

Skedat janė mbledhur pėr vite tė tėra nga studiues nė tė gjitha trojet shqiptare. Disa prej tyre janė tė shkruar nga emra tė mėdhenj tė kulturės sonė, si Selman Riza apo Eqerem Ēabej, transmeton “Balkanweb”.

Nė njė konferencė pėr trashėgiminė kulturore, tė organizuar tė hėnėn, Marashi vendosi tė bėjė apel pėr shpėtimin e kėsaj pasurie nga rreziku qė i kanoset. Sipas tij, pa kėta skedarė nuk mund tė arrijmė tek ajo qė vendet e qytetėruara kanė arritur, te krijimi i asaj qė quhet thesari i gjuhės. Marashi tha se gjendja e rėndė e arkivave tė gjuhės, etnografisė, arkeologjisė e muzikologjisė do tė shmangej vetėm nėse ato dixhitalizohen.

"Fondet nė ambientet qė janė vėnė pėrpara 45 vitesh nė ato ambiente tė parikonstruktuara janė ende sot.

Krahasuar me sot, kushtet nuk janė optimale. Pasuritė e kėtyre fushave tė trashėgimisė qėndrojnė tė mbyllura nė hapėsira tė vogla dhe pa kushte, duke i lėnė tė mbyllura pėr publikun pėr vite tė tėra"- tregon Marashi.
Nė aktivitetin e mbajtur nė restorant "Sarajet". Konferenca "Trashėgimia Etnokulturore nė Bashkėkohėsi" rezultoi tė thoshte ka problematika qė kėrkojnė ndėrhyrje tė menjėhershme.

Njė prej tyre qe kėrkesa e Marashit, fjalė e cila vuri theksin edhe tek restaurimi laboratorik i objekteve tė tilla si qilima, veshje, stoli etj, sė dyti ai kėrkoi informatizimin e arkivit tė prozės dhe tė poezisė popullore qė pėrbėhet nga 1.7 milion vargje, 10 mije proverba, 10 mijė faqe proze tė cilat duhen hedhur nė formatin elektronik. Nė konferencė mori pjesė edhe Koordinatorja e Pėrhershme e OKB-sė nė Shqipėri Zineb Touimi-Benjelloun. Ajo tha se organizata do tė vazhdojė bashkėpunimin me vendin tonė me vėmendje nė trashėgiminė kulturore, shpirtėrore dhe monumentale.

Ndėrkaq, drejtori i Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Ols Lafe tha se ministria ka disa projekte "qė i kanė vėnė nė dispozicion publikut njė arkiv tė tėrė audio pėr tė hulumtuar pranė Instituti tė Gjuhėsisė nė shėrbim tė prezantimit, ruajtjes dhe promovimit tė vlerave tė trashėgimisė shpirtėrore". Drejtori i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės Apollon Baēe nga ana e tij tha se monumentet kulturore janė nė funksion tė turizmit kulturor i cili sipas UNESCO-s sjell tė ardhura financiare 26-28% tė GDP-sė, qė ėshtė 8 miliard dollarė.




Jeta me ofroj batica dhe zbatica, fat dhe fatkeqesi, gezim dhe hidherim, por me e rendesishmja eshte se nga keto mesova tre fjale "UNE VAZHDOJ PERPARA"
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11