Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko n fund

Antart q po shikojn kt faqe: Asnj - 1 Vizitor

Versioni i Printueshm  
Autori: Subjekti: Trupi dhe shpirti!


*******


Foto


Postime: 3329
Regjistruar: 30-8-2009
Vendndodhja: Somewhere!

Gjendja: Fine
Fine
Vendlindja: Albania
Albania
Gjinia: Femr
Jasht Linje


[*] postuar n 17-3-2011 n 22:39
Trupi dhe shpirti!


Miremengjes, njeriu im i fatit!

Ti kete gje thua se te pelqen ta quash fat, kurse mua "hyjnore". E verteta eshte
se epitetet marrin rendesi prej faktit se mes nesh ka ndodhur dicka e magjishme,
e frymezuar prej boteve tona per te ndjere dhe prekur te bukuren ne shkallen me
te larte, por e "pagezuar" edhe prej nje "urdheri hyjnor", sic me pelqen mua ta quaj...

Dhe kam nje deshire te cmendur te te puth qysh ne mengjes. Se pa puthur buzet
e tua, edhe dielli nuk mund te shkelqeje me bukurine e vet te zakonshme.

A e di qe po me mrekullon komunikimi me ty?

Sepse pranine tende e ndjej jo vetem kur je ne komunikim me mua por edhe kur
nuk marr asnje mesazh prej teje... Sepse ne perfytyrimin tim ti je nje mashkull i virtytshem dhe sensual...

Ti per mua je nje krijese interesant dhe i vecante, ekzistencen e se ciles kam
ndjesine se e perfytyroj si harmoni te trupit dhe te shpirtit, pra si harmoni te
formes me permbajtjen (edhe dicka prej konceptit te grekeve te lashte, edhe
dicka prej hebrejve ne kete koncept) . Ekzistenca jote tek une ka te beje me ate
sensualitet qe ti zoteron dhe per te cilin cuditerisht une kam filluar te ndjej nevoje
dhe e perqas brenda vetes ne nje forme dhe ne nje menyre po aq te pashpjegueshme
sa edhe me pare. Ky perjetimi im me sensualitetin tend sa njerezor aq edhe hyjnor,
eshte ne te vertete kujtesa me e mire qe te fal nje njeri qe te mendon dhe te perfytyron,
megjithese duhet te te them se kam nderkohe edhe ndjesine se nje raport me ty
nuk eshte aspak i lehte, madje eshte edhe i "rrezikshem". Mos te te tingelloje keq fjala
"i rrezikshem", sepse keshtu une #@!--)akterizoj natyren tende komplekse, qe besoj se
eshte nje rebus i veshtire per t'u zgjidhur, nje harmoni e te kundertave, nje mashkull
qe mund te mos te te beje pershtypje edhe nje gje e madhe, por nderkohe mund
te entusiazmohesh nga dicka fare e vogel ne dukje, por qe vetem njerez me sensualitet
te zhvilluar si ti mund te shohin tek kjo e vogel dicka te madhe... Ah, kjo bote e vogel e madherishme!

Pra, ne konceptin tim "mashkull i rrezikshem", do te thote nje mashkull me vlera per
te cilin ja vlen te "rrezikosh", sepse sic thote nje shkrimtar i degjuar, rreziku eshte
pasoje e lirise: po hoqe dore nga njeri (dmth nga rreziku), ke hequr dore edhe nga
tjetri (dmth nga liria) Kjo eshte liria e mendimit dhe e ndjesise qe te fal nje "rrezik"
i bukur sikurse je ti...

Ne shume gjera njerezit udhehiqen nga ide te konceptuara qarte, kurse ne rastin
tend une udhehiqem prej imazheve te fantazise. Dhe kjo eshte dicka e bukur, sepse
keto imazhe te fantazise veprojne mbi vullnetin dhe ndjesite ne menyre me te
drejteperdrejte sesa idete e percaktuara qarte. Sepse keto imazhe te fantazise
permbajne edhe te vecanten.Dhe ne kete te vecante duket se njeriu e perjeton me
mire realitetin. Ti je nje realitet i tille i vecante, i cili vazhdon te me nxise dhe te me
grishe me perfytyrimin e tij, duke u bere shpesh subjekt i pershtypjeve te mia me sensualitet te zhvilluar

Ah, mu kujtua dicka nga Nicja tek libri i tij i famshem "Keshtu foli Zarathustra", ku nder
te tjera thote se "burrat e vertete dy gjera duan ne jete: lojen dhe rrezikun, ndaj zgjedhin femren, kete loje te rrezikshme"...

Gjithcka thashe lidhet me ndjesite e perftuara nga ai pak konunikim i deritanishem.
Mund te me kundershtosh pjeserisht ose plotesisht, sikunder mund te pohosh
pjeserisht ose plotesisht...

Kalofsh nje dite te bukur me nje deshire per tu ndjere padron i pasioneve te tua!

Dhe ah sa do doja qe te ishe tani prej meje! Te te puthja, te te perkedhelja, te
perkulesha dhe te mbeshtillesha rreth trupit tend, ashtu sic mbeshtillet kulpra
rreth trungut te nje peme...




On ne construit pas sur le vide!

Shiko profilin e antarit Shiko T Gjitha postimet nga ky Antar

Moderator
******


Foto


Postime: 2040
Regjistruar: 12-9-2014
Vendndodhja: Ne Zemren E Tij

Gjendja: Sleepy
Sleepy
Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Femr
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Mosha: 22
Jasht Linje

Gjendja: ♥Nese per boten je asgje,je vete bota per dike ! ♥

[*] postuar n 5-10-2014 n 18:06


Te gjith shpirtrat e njerzve jan tpavdekshem,por shpirti i njerezve te drejt esht hyjnor




Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te muar..........
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>> ~ Jetmira ~
"""""""""
Shiko profilin e antarit Shiko T Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko n fillim

Powered by XMB 1.9.11