Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: DEPRESIONI

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 19-11-2007 nė 12:19
DEPRESIONI


Grupet pėr vetė-ndihmė

Grupet pėr vetė-ndihmė punojnė nė principe qė ėshtė e dobishme pėr tu takuar me njerėz tė tjerė tė cilėt e pėrjetojnė depresionin. Ju ndihmon me qė t’i thyeni ndjenjat e izolimit dhe nė tė njėjtėn kohė ju tregon se si njerėzit tjerė bėjnė ballė. Ta pėrkrahni dikėnd mund tė ju ndihmojė edhe juve. Kėto grupe shpesh udhėhiqen nga njerėzit tė cilėt e kanė kaluar vetė depresionin. Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.


Medikamentet

ImageIlaēi kundėr depresionit (antidepresivat) ėshtė tretmani mjekėsor mė i rėndomtė pėr depresion. Ato punojnė nė kemikalet nė tru qė ta pėrmisojė gjendjen shpirtėrore. Ato nuk e shėrojnė depresionin, por i lehtėsojnė simptomat tė cilat mund tė bėjnė tė merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Medikamentet kundėr depresionit nuk i ndihmojnė ēdokujt dhe shpesh shkaktojnė efekte tė papėlqyera anėsore. Disa medikamente kundėr depresionit janė tė rrezikshme kur pėrdoren me medikamente tė tjera dhe ju mund tė pėrjetoni simptome tė papėlqyera kur i ndaloni ato. Trajtimi me ilaēe pėrshpejton shėrimin nga depresioni. Ilaēet qė pėrdoren pėr depresion janė pa rrezik dhe nuk shkaktojnė varėsi. Efekti i ilaēeve ndaj gjendjes sė pėrgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javėsh qė prej fillimit tė kurimit. Trajtimi me ilaēe duhet vazhduar edhe pas shėrimit sepse simptomat shfaqen sėrish me lehtėsi pas ndėrprerjes sė ilaēeve. Trajtimi me ilaēe zgjat zakonisht gjysmė deri nė njė vit dhe gjatė kėsaj kohe ilaēet duhen pėrdorur rregullisht ēdo ditė. Pėr pėrfundimin e medikamenteve duhet tė kėshillohet me mjekun.Nė fillim tė pėrdorimit tė medikamenteve antidepresive mund tė shfaqen edhe efekte anėsore. Zakonisht efektet anėsore mund tė jenė ndjenja e tė vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Efektet anėsore janė tė lehta dhe kalojnė brenda disa ditėve kur organizmi mėsohet me ilaēet. Pėr efektet anėsore tė ndryshme duhet tė kėshilloheni me mjekun kurues. Pėrveē ilaēeve tė depresionit ndonjėherė mund tė jetė e nevojshme tė pėrdoren dhe ilaēe gjumi ose ilaēe qė ulin angėshtinė.


Terapia elektro-konvulsive (tronditėse)

ImageKy tretman zakonisht jepet pėr njerėzit qė janė nė depresion tė ashpėr dhe tė cilėt nuk kanė reaguar nga ilaēet. Ky tretman ndodh duke ju japur anestezion tė pėrgjithshėm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nėpėr trurin tuaj dhe shkakton tronditje sikurse njė sulm epileptik. Ėshtė tretman kundėrshtues dhe mund tė ketė efekte shumė tė papėlqyera sikurse humbjen e kujtesės.


Terapitė plotėsuese dhe alternative

Ka lloje tė ndryshme tė terapive plotėsuese dhe alternative, tė cilat mund tė jenė tė dobishme pėr ta shėruar depresionin. Ilaēet bimore kundėr depresionit siē ėshtė Hipericum mund tė ju ndihmojė pėr gjendjen shpirtėrore. Ky lloj medikamenti ėshtė bėrė shumė i popullarizuar. Megjithatė duhet cekur se nėse jeni duke marrur ilaēe tjera ėshtė rrezik tė pėrdoreni shumė lloj medikamente njėkohėsisht. Terapi te tjera si akupunktura dhe homopathia poashtu pėrdoren si tretmane tė depresionit. Shumica e kėtyre terapive nuk e shohin mendjen dhe trupin si tė ndara. Ata ju shohin si person tė tėrė dhe nuk janė tė koncentruar tė i trajtojnė vetėm simptomet tuaja.


Qėndrimi nė spital

Nėse jeni nė depresion tė ashpėr juve ndoshta ju duhet mbrojtje dhe siguri qė ofrohet nga reparti psikiatrik nė spital. Spitali mund tė ju jap ambient tė sigurt dhe pėrkrahės nėse jeni nė gjendje shqetėsimi dhe ndoshta tė ndjeheni tė rrehatshėm tė keni njerėz tė tjerė rreth jush dhe ta dini qė dikush kujdeset pėr ju. Megjithėatė mund tė jetė shqetėsuese tė jeni nė repart ku nuk mund tė jeni vetėm, ku duhet tė i mbani rregullat qė ndoshta nuk ju pėrshtaten dhe ku mund tė ndjeheni tė shqetėsuar nga sjelljet e pacientėve tjerė. Nė pėrgjthėsi mjekėt dėshirojnė mos tė i mbajnė pacientėt nė spital, por disa pacientė janė tė detyrueshėm tė mbahen nė spital sepse mendohet qė ėshtė e nevojshme pėr shėndetin, sigurinė e tyre dhe sigurinė e tė tjerėve.


Unė dhe shoqėria ime
Ēfare mund tė bėj unė, si mund t’i ndihmoj vetėvetės?

#@!--)aktristikė e rėndsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetėvetiu, kėshtu qė ju duhet tė jeni tė vetėdijshėm kurrė mendoni se ēka mund tė bėni ta mbijetoni ate. Me fjalė tjera ju jeni nė depresion dhe atėherė bjeni mė shumė nė depresion pse jeni nė depresion. Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen. Tė jeni nė gjendje depresioni ajo vetė mund tė jetė mė shumė problem sesa vėshtėrsitė qė shkaktohen nė vend tė parė. Njė gjė me rėndsi qė nuk duhet tė harroni ėshtė qė nuk ka zgjidhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjedhen duhet kohė, durim, punė dhe energji. Kur jeni nė depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumė energjetik dhe tė motivuar pėr punė. Por nėse keni mundėsi tė merrni pjesė aktiv nė tretmanet tuaja pėr shembull nė tretmanet qė marrin formė tė bisedės, kjo mund ta ndihmojė gjendjen tuaj. Ėshtė e nevojshme tė mundoheni ta thyeni fuqinė qė depresioni ka nė ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative (mendimet automatike). Kur kjo ndodhė mundohuni ta njihni dhe ta zėvendėsoni me aktivitete mė konstruktive. Mundohuni tė bėni gjėra qė ju heqin mendjen nga kėto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetėveten tė merrni pjesė nė aktivitete fizike ėshtė shumė terapeutike. Duke marrė pjesė nė sporte, vrapim, vallėzim, ngarje tė biēikletės e edhe ecja me shpejtėsi mund tė i stimulojė kemikalet nė tru qė quhen endofrine tė cilat mund tė ndihmojė tė ndjeheni mė mirė. Ju duhet tė bėni gjėra qė t’i pėrmisoni mėnyrat se si ndjeheni pėr vetėveten. Mundohuni qė ta trajtoni vetėn me butėsi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - tė ushqeheni mirė, tė ushtroni fizikisht dhe mos ta shpėrdoroni trupin tuaj duke pirė cigare, alkohol ose duke pėrdorur droga tė tjera. Kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe i japni vetėvetes dhurata.


Si mund tė ju ndihmojnė familja dhe shoqėria?

Njerėzit qė janė nė depresion shpesh tėrheqen nga shoqėria dhe familja rreth tyre, nė vend se t’i pyesin ata pėr ndihmė dhe pėrkrahje. Megjithatė kjo poashtu ėshtė koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe pėrkrahja juaj. Gjėja mė me rėndėsi ėshtė qė familja dhe shoqėria mund tė bėjnė ėshtė qė ta inkurajojnė personin nė depresion tė kėrkojnė tretmane pėrkatėse. Natyra e depresionit ėshtė qė ju bėnė tė ndjeheni tė gjorė, pa shpresė dhe pa vlerė, kjo e ndalon personin qė ėshtė nė depresion tė kėrkojė ndihmė. Ta pėrkrahni njė shok, njė shoqe ose tė afėrm i cili ėshtė nė depresion, ky mund tė jetė rast qė tė ndėrtoni marrėdhėnie mė tė afėrt dhe mė tė kėnaqshme. Megjithatė kjo mund tė jetė punė e vėshtirė. Ndonjėherė mund tė jeni tė zhgėnjyer dhe pėrveē nėse kujdeseni pėr vetvetėn mund tė bini nė depresion. Njerėzve qė janė nė depresion nganjėherė mė sė shumti ju duhet dikush qė kujdeset pėr ata. Ju mund tė ju tregoni atyre qė ju kujdeseni pėr ata duke i dėgjuar ata me simpati, duke qenė tė dashur, duke e ēmuar personin apo thjeshtė duke kaluar kohė me ata. Ju mund tė ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata tė flasin pėr ndjenjat e tyre dhe duke u munduar tė gjeni mėnyra se ēka mund tė bėjnė ata, ose ēka mund tė ndryshojnė qė tė mund ta pėrballojnė depresionin. Nėse personi qė ju e pėrkrahni ėshtė shumė nė depresion ju ndoshta duhet tė merrni vendime tė vėshtira dhe sesa duhet ju tė bėni nė vend tė tyre. Nėse ata pėr shembull nuk kujdesen pėr nevojat e tyre fizike, ju duhet tė i ndihmoni atyre duke ju blerė gjėrat qė ju duhen, pregaditni ushqim dhe tė pastroni pėr ata, nėse keni mundėsi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata tė bėjnė kėto punė. Nuk ka pėrgjigje tė lehta pėr kėtė situatė. Do tė ju ndihmojė nėse e gjeni dikend me tė cilėt ju mund tė i diskutoni kėto dhe problemet tjera. Kur e pėrkrahni ndonjė shok/qe ose tė afėrm ju duhet tė mundoheni tė mos i fajsoni ata pėr ndjenjat e depresionit ose tė ju thuani atyre tė ’kontrollojeni veten’. Ata me siguri e fajsojnė vetėveten kėshtu qė kritikat mund t’i bėjė ata tė ndjehen mė shumė nė depresion. Lavdatat janė mė efektive se kritikat. Ju duhet tė i pėrkujtoni ata qė ėshtė e mundshme qė situata e tyre tė pėrmisohet, por kjo duhet tė bėhet nė mėnyrė tė kujdeshme dhe tė dashur pėr tė bėrė punė. Ėshtė me rėndėsi qė ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nėse ėshtė e mundshme mundohuni qė ti ndani pėrgjegjėsitė pėr pėrkrahje tė ndonjė shok, shoqe ose tė afėrm me sa mė shumė njerėz qė ėshtė e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me tė cilėt ju mund ta shprehni zhgėnjimin tuaj. Mund tė ketė ndonjė grup lokal pėr njerėzit nė situatėn tuaj.


Bashkėjetesa me pacientėt depresivė

*
Pacientėt depresivė janė njerėz tė sėmurė, tė cilėt nuk janė as dembelė, as histerikė e as hipokondrikė.
*
Pasi qė tek depresionet bėhet fjalė pėr sėmundje, tė cilat janė tė trajtueshme dhe tė shėrueshme, ėshtė e rėndėsishme qė depresivėt mundėsisht shpejt tė trajtohen nga mjeku.
*
Pasi qė pacientėt depresivė kanė vėshtirėsitė mė tė mėdha pėr tė marrė vendime, gjatė sėmurjes ata nuk duhet tė detyrohen pėr marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit tė depresionit pėr kėto do tė pendoheshin prapė.
*
Nuk ka kurrfarė kuptimi qė depresivėt, e para sė gjithash depresivėt e rėndė gjatė sėmurjes tė dėrgohen nė kurim apo pushim, sepse ata atje edhe mė shumė do tė vetmoheshin, ashtu qė do tė kishin kohė qė tė gėrryejnė rreth fatkeqėsisė iluzore tė tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen pėr pacientėt pas sėmurjes sė tejkaluar
*
Depresivėt nuk kanė vullnet, prandaj ėshtė e pakuptim qė tė apelohet nė vullnetin e tyre. Pėrmes apeleve tė tilla gjendja mundet madje tė keqėsohet, sepse pacientėt atėherė bėhen tė vetėdijshėm, se nuk kanė vullnet, nga e cila vuajnė nė mėnyrė tė veēantė. Poashtu nuk ka kuptim nga kėta njerėz tė kėrkohet qė tė mbledhin veten ose tė nxiten pėr aktivitete tė veēanta. Ata kėtė e pėrjetojnė vetėm si mundim.
*
Pėr pacientėt ėshtė e rėndėsishme qė tė afėrmit e tyre t’i pėrforcojnė pėr t’i marrė rregullisht barnat dhe eventualisht duhet kėtė t’a mbikqyrin nė mėnyrė diskrete. Qė pacientėt tė kėshillohen qė tė mos marrin barnat e tyre, mund tė jetė e rrezikshme pėr jetė. Nė lidhje me kėtė ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet, se antidepresivėt nuk shpiejnė deri tek varėshmėria nga medikamentet.
*
Rreth rrezikimit nga suicidi duhet tė flitet hapur me depresivėt, sepse vetėm kėshtu mund tė krijohet njė pasqyrė rreth rrezikut tė vėrtetė. Megjithatė duhet tė mirret parasysh se tė rrezikuarit e rėndė nga suicidi tentojnė tė mbulojnė ose tė fshehin qėllimet e tyre, sepse kanė frikė se do tė pengohen nė zbatimin e tyre. Pacientėt e rrezikuar rėndė nga suicidi pėr kėtė arsye duhet tė trajtohen nė spital.
*
Ėshtė e rėndėsishme qė tė pranohet gjendja e depresivėve ashtu siē e pėrshkruajnė ata vetė. Nėse dėshirohet qė pacientėt depresivė tė binden, se janė mė mirė se sa qė ndjehen, kėshtu vetėm humbet besimi i tyre. Depresionet janė sėmurje tė rėnda ashtu qė pas kalimit tė depresionit ėshtė plotėsisht e drejtė qė ata tė dėrgohen nė kurime ose nė pushime. Por siē u tha, jo gjatė depresioneve, por pas depresioneve.


Depresioni shkurtimisht

*
Depresioni ėshtė njė sėmundje qė duhet tė mirret seriozisht. Depresioni shoqėrohet mes tjerash me disponim tė pikėlluar, gjendje frike, shqetėsim tė brendshėm, pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Ai #@!--)akterizohet pėrmes ērregullimit tė metabolizmit nė tru.
*
Pikėllimi (mėrzia) ose disponimi i pikėlluar, pėr shembull pas njė humbjeje tė rėndė, nuk ėshtė depresion, sipas kriterieve diagnostike· Depresivėt nuk mund tė gėzohen dhe kanė vėshtirėsi tė mėdha qė t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.
*
Depresionet shoqėrohen shpeshherė me dhimbje trupore.
*
Depresionet munden tė dallohen kryesisht me ndihmėn e pyetjeve tė qėlluara
*
Ndjenjat e paarsyeshme tė fajit bėjnė pjesė nė shėnjat kryesore tė njė depresioni
*
Tek disa njerėz, mė shpesh tek burrat, njė depresion mund tė tregohet edhe krejt ndryshe. Nė vend tė pikėllimit dhe mbylljes kėta persona reagojnė me agresivitet, zemėrim dhe/ose konsumim tė shtuar tė alkoolit. Nėn rrethana tė caktuara ata ushtrojnė sport nė mėnyrė shumė tė tepruar, ndihen tė stre-suar dhe tė djegur
*
Depresivėt, sikurse tė gjithė njerėzit e sėmurė rėndė, kanė nevojė pėr mirėkuptimin dhe pėrkrahjen nga rrethi i tyre.
*
Depresionet janė tė shėrueshme. Pėr trajtim qėndrojnė nė dispozicion medikamente qė ngrisin disponimin (antidepresivėt) dhe forma tė ndryshe tė terapisė pėrmes bisedave.
*
Antidepresivėt nuk ndikojnė menjėherė. Kryesisht kalojnė disa ditė e deri disa javė deri tek pėrmirėsimi i dhimbjeve.
*
Antidepresivėt trajtojnė shenjat (simptomet) e depresionit. Andaj ato duhet tė mirren pėr aq kohė sa zgjat sėmurja.
*
Depresionet qė shpeshherė riparaqiten mund tė trajtohen nė mėnyrė parandaluese.
*
Depresionet shpesh janė shkaqe tė veprimeve suicide (suicid = vetėvrasje). Rreziku suicid mund tė dallohet me kohė dhe tė rrezikuarit nga suicidi duhet sa mė shpejt qė mundet tė shkojnė nė trajtim mjekėsor.
*
Pėr tė rrezikuarit nga suicidi (vetėvrasja) krahas kėshillimit nga mjeku shtėpiak ose specialisti qėndrojnė nė dispozicion qendra tė intervenimit krizor, shėrbime psikosociale ose pėrkujdesja e pėrmes telefonit.
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 19-11-2007 nė 12:23


Disa urdhėresa pėr tė mėnduar pozitivisht
Eshte optimizmi,ai qė na sjell lumturinė.

Ta shohėsh botėn me gjithė ngjyrat e saj, nė tė kundėrt destinacioni do tė biesh nė depresion. Pėr kėtė qėllim nevojitet filozofia e buzqėqeshjesh, tė paktėn kėtė sugjeron psikologu. Sipas kėtij tė fundit ndjenja e tė qenit i plogėsht, na bėn qė tė jemi pesimistė, edhe atėherė kur adrenalina e situatės ku po jetojmė mund tė jetė nė maksimum. Braktisni kėtė situatė dhe ndiq me kujdes katėrmbėdhjetė urdhėresat qė ju bėjnė tė mendoni pozitivisht. Katėrmbėdhjetė urdhėresat e tė menduarti pozitivisht, lidhen me tė qenit i lumtur, edhe atėherė kur gjendja jonė shpirtėrore ėshtė poshtė. Sipas njė studimi tė kryer nga Erasmus University nė Rotterdam, shumė prej tė anketuarve edhe pse jetojnė nė njė shoqėri mjaft tė pėrparuar arrijnė qė tė preokupohen edhe pėr gjėrat mė tė vogla. Kjo gjė i bėn ata qė tė mos ndihen tė lumtur, duke u shqetėsuar jo vetėm pė problemet personale, por edhe rreziqet globale, tė cilat na heqin kėnaqėsinė e tė jetuarit brenda normave qė nuk na krijojnė stres.



1. Merru me diēka

2. Shoqėrohu me miq

3. Duhet tė jesh prodhimtar

4. Organizohu ndryshe

5. Mos u shqetėso

6. Ridimensiono frymėzimin

7. Mendo pozitivisht

8. Mendo pėr tė tashmen

9. Puno nė njė personalitet tė shėndoshė

10. Zhvillo njė personalitet tė shoqėrueshėm

11. Duhet tė jesh vetvetja

12. Elimino ndjenjat negative

13. Kultivo raportet intime

14. Konsideroje lumturinė si prioritetin numėr 1
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Super Antar
***


Foto


Postime: 242
Regjistruar: 22-10-2007
Vendndodhja: EU

Mosha: 33
Jashtė Linje

Gjendja: E LUMTUR

[*] postuar nė 20-11-2007 nė 01:41


I DASHUR FERIT E LEXOVA TEMEN TENDE SA PO E PASH; ME INTERESOJ PER TE VETMEN ARSYE QE UN E KAM PAR SE SI E SHENDERON DEPRESIONI NJE PESON::::::

PERSONI NE FJAL NJE MIKU IM KA VUAJTUR SHUM ; DHE AQ ME KEQ VUAN AKOMA DEPRESIONI I TIJ QUHET SCIZOFRENI... DHE KA PO TE NJEJTAT SIMPTOMA QE TI PERMENDE ME LART...

NUK KA DESHIRE TE FLAS ME ASKEND ESHTE PASIGURT NE ZGJIDHJE TE NJE PROB DHE AQ ME KEQ KA TENTUAR DHE TE VETVRITET, PROBLEMI ESHTE SE AI KA TENTUAR KETE GJE PARA 5 VJETESH , DHE PER NJE KOHE TE GJATE KA QENE SHUM MIRE , PASTAJ KISHTE NJE TJETER NGJARJE NE JETEN E TIJ QE E BERI TE RIKTHEHET SERISHT NE ATE GJENDJE... NDARJA ME TE DASHUREN:

KAM DEGJUAR SE KJO SEMUNDJE TE NDJEK PER GJITH JETEN , E KALON PER NJE KOHE , POR CDO NRYSHIM RRENJESOR NE JET ; OSE NJE DESHTIM I VOGEL E RIKTHEN SERISHT TEK AI TUNEL...

ME VJEN KEQ PER TE SEPSE ESHTE CUN I MIRE DHE KA PASUR NJE #@!--)RIER TE SUKSESHME SI FOTOMODEL

SHUME NGA SHOQRIA IME DHE E ATIJ SE BASHKU JEMI MUNDUAR TI RRIME PRAN ; DHE I RRIM AKOMA POR SHOHIM SE A- ja NJE PERSON PLOT JETE E AVENTURA KA RENE NE NJE TUNEL TE THEDH DHE SPO DEL DOT:::




Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 20-11-2007 nė 14:24


Jersey, po me vjen vertet keq per mikun tuaj, shpresoj ce sadopak te bej me mire! Dhimbjet e dashuris sherohen me me teper dashuri,pasi ce eshte miku juaj duhet te vazhdoni ti ndihmoni, sa here te ju jepet mundesia ftojeni te dal me ju per kafe apo per dic tjeter, dhe mundohuni ce ta njohftoni me ndonje vajze, mbase sado pak mund ti pushoj dhembja shpirtrore nese dodte fillonte nje lidhje tjeter dashurie!
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Super Antar
***


Foto


Postime: 242
Regjistruar: 22-10-2007
Vendndodhja: EU

Mosha: 33
Jashtė Linje

Gjendja: E LUMTUR

[*] postuar nė 24-11-2007 nė 12:05


PERSHENDETJE FERIT::
LEXOVA SE TY TE PELQEN PSIKOLOGJIA DHE VELLAI YT STUDION KETE DEG...

MEQE TA SQAROVA DISI RASTIN E NJE MIKUT TIM ME LART ... DO DOJA TE DIJA DICKA ME SHUM MBI SKICOFRENIN---

DI PAK A SHUM QE KJO SEMUNDJE LIDHET ME FEMIRIN E PERSONIT; OSE NDODH TE JET DHE GJENETIKE!!!!

SA SGJAT ZAKONISHT DHE KA RASTE QE RIPERSERITET????

FALEMINDERIT JERSEY !!!!




Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 17-12-2007 nė 15:17


Jersey kerkoj ndjes ce jam vonuar ne pergjigje, me ka dal nga mendja , po te pergjigjem tash me gjersisht mbi kte qe ke kerkuar:

ĒKA ESHTE SKICOFRENIA?

Sa i pėrket diagnozės psikiatrike tė skicofrenisė ka shumė mosmarrėveshje. Kjo fletushkė i prezenton disa teori dhe ide tė ndryshme pėr diagnozėn, shkaqet dhe tretmanet. Poashtu ofron kėshilla praktike pėr ēdo kend qė e ka kėtė problem dhe pėr familjet dhe tė afėrmit e tyre.

Fjala skicofreni pėrdoret gjėrėsisht nė sistemin e shėndetit mental.

Psikiatėrt e klasifikojnė si psikozė. Me kėtė ata nėnkuptojnė, sipas mendimit tė tyre, njė person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetė, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarė, idetė dhe vlerat qė njerėzit e tjerė nė atė kulturė i mbajnė si tė vėrteta). Pėrveq kėtyre simptomeve, personi mund tė dėgjoj zėra, apo besojnė qė njerėzit e tjerė mund tė ju lexojnė mendjen dhe kontrollojnė mendimet e tyre.

Shumica e psikiatėrve i konsiderojnė kėto simptome si ērregullim psikiatrik. Pėr t’i trajtuar kėto simptome ata zakonisht u japin pacientėve barna tė forta pėr qetėsim (tranquillisers). Meghithatė ēdokush nuk i beson kėto mendime tė kėtyre epizodave psikologjike. Ide alternative pėr kėtė ėshtė se kėto janė reaksione natyrale dhe logjike pėrshkak tė ndonjė ngjarje tė keqe nė jetė, me fjalė tė tjera nga ndonjė shqetėsimi tė madh. Shumė njerėz preferojnė ta shikojnė skicofreninė nė mėnyrė tė pėrgjithshme. Ata e theksojnė nevojėn pėr tė menduar pėr pėrvojat individuale dhe rėndėsinė pėr tė kuptuar se ēka do tė thojnė kėto pėrvoja pėr atė individ.

Pėr shembull dėgjimi zėrave, nė disa kultura tė ndyshme dhe nė disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetėr.

Si e bėjnė diagnozėn psikiatėrt?
Problemet a kėtilla fillojnė me hutim apo me ndyshime drastike nė sjellje. Ėshtė me rėndėsi tė eliminohen shkaqet e tjera tė mundshme.

Kėto simptome mund tė jenė tė njejta me sėmundjet tjera mentale siq janė ērregullimi bipolar dhe ērregullim skicoafektive apo mund tė jenė rezultat i ndonjė problemi fizik.

Psikiatėrt e bėjnė diagnozėn e skicofrenisė nė bazė tė disa sipmtomeve pozitive dhe negative.

Simptomet pozitive pėrfshijnė:

Mendime tė ērregulluara
Halucinime, si dėgjime tė zėrave apo tingujve
iluzionet
Simptomet negative pėrfshijnė:

kur ndjehen tė pa interesuar dhe pa emocionalisht tė zbrazėt
pamundėsi pėr t’u koncentruar
dėshira pėr tė qėndruar larg prej njerėzve
nevojė pėr te u ndjerė tė mbrojtur
Mendime tė ērregulluara
Njė person i cili pėrjeton mendime tė ērregulluara nuk ėshtė nė gjendje tė vazhdojė mendimin nė mėnyrė logjike, dhe idetė e tyre shfaqen si tė pėrziera dhe nuk kanė kuptim pėr tė tjerėt. Kjo mund ta bėjė bisedėn me ata shumė vėshtirė kėshtu qė kjo mund ti shtojė ndjenjat e izolimit dhe vetmisė.

Halucinimet
Disa njerėz dėgjojnė zėra qė tė tjerėt pėrreth tyre nuk i dėgjojnė. Kėto zėra mund tė jenė tė njohura, miqėsore apo kritike. Zėrat mund tė bisedojnė pėr mendimet apo sjelljet e personit qė i dėgjon zėrat, apo ju tregojnė ēka tė bėjnė. Vetėm nėse dikush dėgjon zėra nuk do tė thotė qė janė skicofrenik.

Bazuar nė disa hulumtime katėr pėrqind i popullėsisė dėgjon zėra, dhe pėr shumicėn kėta zėra nuk janė problem. Por njerėzit qė e kanė diagnozėn e skicofrenisė duket qė ata dėgjojnė zėra mė sė shumti zėra kritik apo jo-miqėsor. Ata ndoshta kanė dėgjuar zėra gjatė tėrė jetės sė tyre mirėpo pėr shkak tė ndonjė shqetėsimi tė madh nė jetė i bėnė ata qė t’i dėgjojnė zėrat mė shumė dhe mė vėshtirė qė tė jetojnė me ta.

Njerėzit ndonjėherė dėgjojnė poashtu edhe tingllime nė vend tė zėrave.

Iluzionet
Iluzionet definohen si besime apo pėrvoja qė nuk mund tė ndahen me tė tjerėt. Pėr shembull dikush mund tė besoj qė ata janė tė ndjekur nga agjentėt sekret apo janė tė kontrolluar nga faktorėt e jashtėm dhe tė cilėt janė duke ju mbushur mendjen me mendime.

Simptomet negative
Simptomet e tjera si tėrheqja nga shoqėria, humbja e interesimit, moskoncentrimi pėrshkruhen si simptome negative nė vend se pozitive sepse janė mė pak tė qarta. Mund tė jetė shumė vėshtirė qė tė pėrcaktohet se a janė kėto pjesė e skizofrenisė apo vetėm personi ėshtė duke reaguar nė simptome tė tjera tė cilat pėr atė janė shqetėsuese dhe frikėsuese. Pėr shembull varet nga pėrvoja mirėpo dikush mund tė jetė i palėvizshėm dhe shumė i qetė me orė tė tėra pėrderisa dikush tjetėr lėviz vazhdimisht. Kėto simptome mund tė jenė rezultat i sjelljeve tė njerėzve tė tjerė ndaj tyre. Shpesh ndodh qė njerėzit qė kanė probleme me shėndet mental diskriminohen apo injorohen, qė mund tė shkaktojė ndenja tė izolimit, depresionit apo t’i lė pashpresa.

A ėshtė e mundshme qė disa njerėz tė ju jipet diagnoza mė shumė se tė tjerėve?
Diku pėrreth njė nė njėqind njerėz ju jipet diagnoza e skicofrenisė nė ndonjė fazė tė jetės sė tyre - dhe zakonisht nė moshė tė re. Pėrafėrsisht kėto figura janė tė njejta pėr tė dy gjinitė, por te meshkujt diagnoza bėhet mė shumė nė moshė mė tė re. Nėse dikush nga familja juaj e ka scicofreninė atėherė anėtarėt e tjerė tė familjes me kėto simptome mė lehtė ju jipet diagnoza.

Ėshtė vlerėsuar qė pėrreth njė e treta e popullsisė qė ju japet diagnoza e skicofrenisė e pėrjetojnė vetėm njė epizod. Njė e treta tjetėr mund tė ketė epizoda tė herė pas hershme, pėrderisa pjesa e tretė e fundit mund tė jetojė me skicofreni si problem tė pėrhershėm.

Kur psikiatri ka pėrvoja tė ndryshme kulturore, fetare dhe sociale nga pacienti i tyre, aty ka rrezik pėr diagnozė tė gabueshme. Pėr shembull, nė Britani tė Madhe njė numėr i madhe i meshkujve afro-#@!--)bian tė moshės sė re iu ka dhėnė diagnoza e skicofrenisė. Kjo i ka disa ekspert qė tė pyesin se a ėshtė e mundsheme qė ideja e skicofrenisė ėshtė e bazuar nė racizėm. Disa njerėz debatojnė qė nėse ekspertėt psikiatrik nuk pajtohen me pėrcaktimin e skicofrenisė, kjo nuk duhet tė pėrdoret si kategori diagnostike.

A janė tė rrezikshėm njerėzit me diagnozė tė skicofrenisė?
Ka shumė dizinformata pėr skicofreninė nga mediat, mė shumė se sa cilado sėmundje psikiatrike. Njė mit i popullarizaur ėshtė qė skocofrenia do tė thotė ’personalitet dyfish’ dhe qė dikush qė e ka skicofreninė luhatet prej njė personi tė qetė nė atė jashtė kontrollit.

Shpesh nėpėr gazeta apo televizion skicofrenėt shfaqen si tė rrezikshėm nėse nuk mbahen me barrna dhe nė institucione. Faktikisht, numri i vrasjeve tė kryra nga personat me sėmundje mentale ka mbetur nė tė njejtin nivel tė ulėt pėr dhjetė vjet, pėrderisa numri i plotė i vrasjeve tė kryera nė Britani tė Madhe ėshtė shtuar.

Shumica e njerėzve me skicofreni nuk kryejnė krime tė dhunshme, dhe krimet mė tė dhunshme nuk kryhen nga njerėzit me skicofreni. Nga hulumtimet mėsojmė qė njerėzit me probleme tė drogės dhe alkoholit janė nė gjendje dy herė mė shumė tė kryejnė krime tė dhunshme se dikush me skicofreni.

Evidenca e korrelacionit ndėrmjet skicofrenisė dhe krimit serioz ėshte aq e pasigurtė sa qė parashikimet pėr dhunė konsiderohen pothuaj tė pamundhsme. Njerėzit zakonisht frigohen shumė nga personat qė dėgjojnė zėra. Ėshtė me rėndsi tė mbani nė mend se njerėzit qė dėgjojnė zėra, ata vendosin se a tė veprojnė sikurse ēdokush tjetėr, nėse dikush e pyet tė bėjė diēka. Duket qė zėrat qė njerėzit me skicofreni i dėgjojnė janė mė shpesh pėr tė bėrė vetėvrasje nė vend se ta vrasin dikend tjetėr. Shumica marrin vendim tė vetėdijshėm ēdo ditė qė tė mbesin gjallė pa marrė parasysh zėrat qė i dėgjojnė.

Ēka e shkakton skicofreninė?
Pėrshkak tė besimeve tė ndryshme pėr skicofreni nuk ėshtė lehtė tė identifikohet se prej nga vjen, mirėpo janė disa ideja tė ndryshme.

Trashėgimia
Hulumtuesit qė kanė shikuar posaqrisht pėr ’gjenin skicofrenik’ nuk kanė gjetur asnjė. Megjithėatė, ėshtė thėnė qė disa gjene tė veqanta mund t’i bėjnė disa njerėz mė tė pambrojtur nga simptomet, mirėpo kjo s’do tė thotė qė kėto gjene tė zhvillohen.

Zhvillimi fizik i njerėzve, edukimi nė moshėn e re dhe ambienti ku ata rriten luajnė rol, sikurse edhe faktorėt psikologjik.

Kimia Trupore
Hulumtimet biokemikale janė tė pėrqėndruara nė neurotransmetuesin dopamine, i cili ėshtė njėri nga kemikalet qė i pėrcjell porositė nė mes qelizave tė trurit. Teoria tregon qė kemikale dopamine me shumė tė madhe mund tė jetė e shkak i skicofrenisė, por ende nuk ėshtė e qartė se a luan rol nė zhvillimin e skicofrenisė.

Megjithatė, ilaqet qetėsuese mė tė pėrdorura janė tė bėra nė mėnyrė qė tė punojnė nė sistemin dopamin.

Pėrvojat familjare
Ekzistojnė teori tė ndryshme se ka familje tė njė lloji tė posaqėm qė mund tė kontriboj nė shkaktimin e skicofrenisė, por kjo nuk mund tė vėrtetohet. Pėrvojat e jetės familjare nė moshėn e re kanė efekt nė zhvillimin e personalėitetit, kjo teori pranohet nė pėrgjithėsi.

Ngjarje jetėsore shtresuese
Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnė qė ndodhitė shtresuese mund ta shkaktojnė skicofreninė. Kjo pėrfshin nėse e humbni dikend tė afėrt apo tendosja kur duhet ta ndėrroni punėn. Presionet e tjera tė vazhdueshme si varfėria, banimi nė vend tė pėrkohshėm, dhe ngacmimet racore apo seksuale, mund tė kontribojnė nė problem. Bazuar nė njė studim mė shumė se gjysma e njerėzve qė dėgjojnė zėra negativ thojnė qė shkaktar i problemit ėshtė dhunimi fizik apo seksual. Gati njė qerek prej tyre qė janė ndjehur fajtor pėr veprimet e tyre kanė shkaktuar zėra negativ.

Keqpėrdorimi i drogės dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vėrtetuar qė zhvillimi i skicofrenisė ėshtė e lidhur me keqpėrdorimin e drogės dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnė nė kėtė thashethėme qė e bėn kėtė lidhje. Ėshtė e mundshme qė njerėzit qė ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisė mund tė ketė reaksione tė kėqija me disa lloje tė drogės.

Nė tėrėsi, shumica e specialistėve mendojnė qė skicofrenia shkaktohet nga dy faktor tė kombinuar; pėrbėrja gjenetike e personit mund ta bėjė atė mė tė dobėt, por ngjarjet stresuese apo pėrvoja jetėsore apo familjare tė posaqme mund ta shkaktojnė fillimin e simptomeve.

Ēfarė ndihme mund tė ju ofrohet?
Nėse ju shkoni te mjeku i pėrgjithshėm (GP) ai apo ajo mund tė ju japin barna apo mund tė ju ofrojnė tretmane ku mund tė bisedoni me dikend. Ai apo ajo mund tė ju referojnė te psikiatri dhe ekipi pėr shėndet mental nė komunitet pėr vlersim tė mėtutjeshėm, tretmane dhe kujdes nėse keni nevojė.

Shumica e njerėzve me skicofreni jetojnė nė komunitet por nėse simptomet tuaja paraqiten pėrnjėherė, dhe janė serioze ju ndoshta duhet tė shkoni nė spital.

Barnat
Barnat anti-psikotike qė njihen si barna qetėsuese apo neuroleptik, zakonish jipen pėr t’i kontrolluar simptomet pozitive. Kėto mund tė kenė efekte tė pakėnaqura, posaqėrisht nėse konsumohen nė sasi tė mėdha, dhe mund tė kenė veprim dehės, kėshtu qė mund tė keni vėshtėrsi t’i pėrballoni efektet e padėshiruara, apo tė keni pėrfitim nga tretmanet ku mund tė bisedoni me dikend. Pėrveq gjėrave tjera, efektet e padėshiruara pėrfshijnė, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-mus#@!--)nike(pamje tė trubulltė, rrahje tė shpejtė tė zemrės, kapsllėkun dhe marramendje).

Barnat anti-psikotike tė pėrparshme si chlorpromazine (qė quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janė tė shoqėruara me efekte tė padishiruara, afatgjatė dhe serioze, duke pėrfshirė dėmtim tė pėrhershėm tė sistemit nervor (tė njohur si tardive dyskinesia). Udhėzimet e tanishme sygjerojnė qė njerėzit duhet tė pėrdorin barnat antipsikotike nė sasitė sa mė tė vogla. Ata, nėse ėshtė e mundshme duhet tė ja fillojnė me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si risperidone, olanzapine, quetiapine, amisulpiride dhe zotepine. Kėto barna janė zhvilluar pėr t’i redukuar efektet e pakėnaquara neuromuskulare. Pėrveq qė kėto barna janė mė tė sigurta, mund t’i pėrmirsojnė simptomet negative. Barnat antipsikotike mund tė jenė nė formė tė tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund tė mirren ēdo ditė, javė, dy javė apo muaj.

Barnat nuk mund ta parandalojnė keqsimin nė pėrgjithėsi, por evidenca tregon qė e zvoglon masėn dhe seriozitetin. Mėnyra mė e mirė pėr t’i tejkaluar simptomet dhe pėr t’i zvogluar efektet e padėshiruara ėshė duke marrė sasi tė vogla tė barnave. Nėse jeni duke marrė kėto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinė e tyre rregullisht me synim qė ta mbani sasinė sa mė tė vogėl. Individėt reagojnė ndryshe nė barna kėshtu qė duhet tė i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata qė ju konvenon mė sė miri. Te shumė njerėz barnat bėjnė ndryshim nė simptomet e tyre por disa pacientėve nuk ju ndihmojnė. Tė tjerėt nuk vazhdojnė tė i marrin pėrshkak tė efekteve tė padėshiruara dhe disave nuk ju duhen fare.

Mbikėqyrja nga komuniteti
Ēdokush qė referohet pėr shėrbime psikiatrike nė Angli, nevojat e tyre duhen tė shqyrtohen dhe tė kenė pėrkujdesje brenda plan programit pėr pėrkujdesje (Care Programme Approach). Kjo duhet tė pėrfshin me vlerėsim tė plotė pėr nevoja sociale dhe shėndetsore, plan pėr kujdes dhe shqyrtime tė vazhdueshme. Koordinatori pėr mbikėqyrje duhet ta merrė rastin tuaj. Ju keni tė drejtė tė ju tregoni nevojat tuaja dhe keni tė drejtė pėr njė person mbrojtės me ju. Vlerėsimi mund t’i pėrfshijė edhe mbikėqyrsit dhe tė afėrmit tuaj. (E njejta aplikohet edhe nė Uells).

Ekipet e komunitetit pėr shėndet mental zakonisht e bėjnė vlrėsimin pėr mbikėqyrje. Synimi i tyre ėshtė qė tė ju mundėsojnė juve tė jetoni pavarėsisht. Ata mund tė ju ndihmojnė me problemet praktike si p.sh. tė merrni ndihma financiare dhe strehim, dhe shėrbimet tė tjera si qendra ditore dhe qendra ku mund tė shkoni pa caktuar takim. Ata poashtu mund tė rregulojnė qė infermierja psikiatre nė komunitet tė ju vizitojė nė shtėpi. Infermierja mund tė ju jap injeksionet dhe tė ju ndihmojė nė mėnyrė praktike. Ju mund tė keni mundėsi pėr sėrbime tė tjera si pėr terapist profesional, qė mund tė ju ndihmojė me zhvillimin e shkathtėsive pėr aktivitet qė dėshironi tė bėni.

Si pjesė e plan programit pėr mbikėqyrje apo veqmas, ju mund ta bėni kėrkesėn qė shėrbimet e socialit ta bėjnė vlerėsimin e nevojave tuaja pėr shėrbimet e mbikėqyrjes nė komunitet. Kjo pėrfshin ēdo gjė prej shėrbimeve tė kujdesit ditor te nevojat tuaja pėr banim, me synim qė tė ju pajisin me shėrbime nė shtėpinė tuaj apo nė banim tė pėrkrahur dhe tė pėrshtashėm.

Juve ndoshta ju duhen punėtorėt pėr mbikėqyrj,dhe pasi qė shumė lėmi kanė filluar tė kėrkojnė pagesa pėr kėto shėrbime, kėto duhen tė pėrfshihen kur bėhet vlerėsimi pėr mbikėqyrje. Pasi tė vertetohet nevoja pėr kujdes, ju mund tė bėni kėrkesė pėr pagesė tė drejtėpėrdrejtė qė tė punėsoni punėtorin/en pėr mbikėqyje apo tė paguani pėr qendrėn ditore qė ju e zgjedhni nė vend se kujdesi tė vjen nga shėrbimet e socialit.

Ju mund tė merrni informata pėr shėrbimet loklae pėr shėndet mental nga mjeku juaj i pėrgjithshėm apo nga departamenti i shėrbimeve sociale, nga shoqata lokale Mind, nga ekipi pėr shėndet mental, kėshilli pėr shėndet tė komunitetit apo nga kėshilli pėr shėrbime vullnetare. Hollėsirat mund t’i gjeni nė libėr lokal tė telefonit.

Pranimi nė spital
Nėse ju ndjeheni posaqėrisht nė gjendje tė vėshtirė, ju ndoshta dėshironi tė gjindeni diku ku ndjeheni tė sigurt dhe pa stres. Kjo zakonisht do tė thotė qė tė shkoni nė spital. Nė spital mund tė jetė vėshtirė tė jeni pėrreth njerėve tė tjerė tė cilėt janė nė gjendje tė vėshtirė dhe qė nuk mund tė jeni vetėm dhe pa pėrkrahje mund tė jetė vėshtir ta pėrballoni. Megjithatė, pėrdorėsit e shėrbimeve dhe grupet e pacientve tė bazuar nė spital mund tė jenė shumė pėrkrahės dhe tė dobishėm. Para se tė lėshoheni nga spitali nevojat tuaja duhen tė vlerėsohen kėshtu qė tė jeni nė gjendje tė jetoni pavėarsisht. Nėse ju nuk keni dėshirė tė shkoni nė spital, ju mund tė jeni tė detyruar nėn ligjin pėr shėndet mental tė vitit 1983. Kėrkoni kėshilla nga departamenti ligjor i Mind.

Shėrbimet nė kohė krizė
Nė disa plėmi shėrbimet nė krizė janė zhvilluar si alternativė tė spitalit. Disa nga kėto ofrojnė strehim nė kohė krize, tė tjerėt ofrojnė pėrkrahje njrėzve nė shtėpitė e tyre. Shumica mundohen tė ju ndihmojnė kėshtu qė mos tė ketė nevojė tė shkoni nė spital. Kėto shėrbime synojnė mė shumė nė drejtim tė tretmanit me psikiatėr dhe pėrkrahje joformale, nė vend tė barnave.

Punėtorėt mbrojtės
Punėtorit mbrojtės janė punėtorė me pėrvojė dhe tė trajnuar, roli i tė cilėve ėshtė tė ju ndihmojė njerėzve qė tė komunikojnė nevojat dhe dėshirat e tyre, tė kenė informata tė pa-anėshme dhe tė i reprezentojnė mendimet e tyre njerėzve tė tjerė.

Punėtorėt mbrojtės tė bazuar nė spital, apo grupet lokale pėr shėndet mental, duke pėrfshirė Mind, mund tė ju ofrojnė pėrkrahje dhe kėshilla se si t’i pėrballoni barnat dhe tretmanet dhe si tė keni alternativė pėr kėto. Ata poashtu mund tė ju ndihmojnė tė ju mundsojnė tė shkoni nė shėrbimet pėr mbikėqyrje nė komunitet.

Strehim me pėrkrahje
Strehimi me pėrkrahje ėshtė njė vend ku ndihma ėshtė nė dispozicion, nėse ėshtė e nevojshme nga punėtorėt dhe banuesit e tjerė. Niveli i pėrkrahjes ndryshon prej njė vendi nė tjetrin, por roli i tė gjithave ėshtė qė tė ju mundsojnė tė jetoni sa mė pavarėsisht. Strehimi pėrkrahės vjen nga shėrbimet e socialit lokal dhe projekteve pėr shėndet mental duke pėrfshirė disa nga shoqatat locale tė Mind.

Trajnimi social dhe punėsimi
Trajnimi mund tė ju ndihmojė njerėzve tė gjejnė punė, si ti shpenzojnė tė hollat me vend, ta pėrdorin transportin publik, zgjedh problemet dhe t’i pėrballojnė situatat sociale. Kėrkoni mė shumė informata nga koordinatori/ja pėr mbikėqyrje pėr kėtė.

Ēka mund tė bėjė tjetėr qė ta pėrmirėsojė jetėn time?
Tretmanet biseduese
Terapitė biseduese, siq janė psikoterapia, konsultimi, terapi pėr sjellje njohėse (kognitive), mund tė ju ndihmojė njerėzve qė tė jetojnė me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, tė merren me pasoja, zhvillojnė strategji pėrballuese dhe tė mėsojnė se si tė ndalojnė zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon tė shqyrtoj domethėniet e simptomeve dhe se si tė tejkalohen. Bėni kėrkesėn nga mjeku pėr terapi individuale apo familjare. Qė t’i merrni kėto tretmane mund tė jetė vėshtirė nėse nuk mund t’i paguani. Disa projekte vullnetare lokale, duke pėrfshirė shoqatėn Mind ofrojnė shėrbime falas.

Vetė-ndihma
Grupet pėr vetė ndihmė ofrojnė mundėsi me rėndėsi pėr individėt dhe familjet qė t’i ndajnė pėrvojat dhe mėnyrat pėrballuese, fushata pėr shėrbime mė tė mira apo thjesht tė pėrkrahin njėri -tjetrin.

Puna
Ju ndoshta duhet tė i shmangeni situatave qė i gjeni vėshtirė tė i pėrballoni. Nėse jeni tė punėsuar, ju ndoshta mund tė punoni me orar mė tė shkurtėr apo tė punoni me orar fleksibil qė tė i shmangeni situatave tė vėshtira. Nėn ligjin pėr diferencime tė njerėzve me aftėsi tė kufizaura tė vitit 1995, punėdhėnėsit me 20 apo mė shumė punėtorė duhen tė bėjnė pėrshtatje pėr tė lehtėsuar punėsimin e njerėzve me aftėsi tė kufizuara, duke pėrfshirė edhe ata me shėndet mental.

Terapitė alternative
Disa njerėzve me diagnozė tė skicofrenisė shohin se terapitė plotėsuese ju ndihmojnė me problemet e tyre. Kėto mund tė pėrfshijnė homeopathi dhe terapitė kreative tė pėrqendruara nė art dhe poezi.

Ushtrimet T’ai chi, joga dhe teknika tė tjera relaksuese mund tė kenė pėrfitim, mirėpo ėshtė ide e mirė tė bisedoni kėto mundėsi me terapistėt e kualifikuar.

Ushqimi
Studimet e tanishme kanė shikuar pėr pėrparėsi tė mundshme nga ushqimi i pėrmirėsuar pėr personat me diagnozė tė skicofrenisė. Disa studime sugjerojnė pėrfitimet nga vajrate e peshqėve qė mund tė gjenden nė sardina, dhe qė mund tė merren nė formė tė suplementeve.

Si mund tė ju ndihmojnė familja, tė afėrmit dhe shoqėria?
Mund tė jetė shumė vėshtirė kur dikush qė ėshtė i afėrt pėr ju, i pėrjeton simptomet e skicofrenisė. Ju mund tė jeni tė pasigurt se si tė veproni. Tė mėsoni realitetin e skicofrenisė mund tė ju ndihmojė.

Kjo mund tė pėrfshijė tė mėsoni pėr strategji tė ndryshme pėrballuese,me tė cilat mund ta inkurajoni partnerin, shokun/qen, tė afėrmin tė provoj. Do tė ju ndihmojė shumė nėse bisedoni me personin kur ata ndjehen mirė, se ēka dėshirojnė ata prej juve kur janė duke pėrjetuar vėshtėrsi. Ėshtė me rėndėsi poashtu tė ju tregoni atyre se ēka mund tė pėrballoni e ēka nuk mundeni. Personi i cili pėrjeton simptomet e skicofrenisė dėshiron gjėrat e njejta sikurse ne i dėshirojmė: tė ndjehen qė dikush kujdeset pėr ata, mos tė ndjehen tė vetmuar, dhe ta kenė dikėnd qė mund tė bisedojnė ndjenjat dhe mundėsitė e tyre. Ėshtė me rėndėsi qė mos ta fajsoni personin apo t’i thoni atyre tė ’vijnė nė vete’.

Si ta pėrballoni mbikėqyrjen
Ėshtė me rėndėsi qė tė keni pėrkrahje me pėrballimin e ndjenjave tuaja, tė cilat mund tė jenė zemrimi, frika, faji apo pengimi. Njė numėr i madh i organizatave vullnetare qė japin ndihmė pėr mbikėqyrėsit, dhe shėrbimet e socialit janė tė obliguar t’i vlerėsojnė nevojat tuaja pėr pėrkrahje praktike dhe emocionale, nėse personi qė ju kujdeseni ka pasur apo do tė ketė vlerėsim nga kujdesi pėr komunitet. (shikojini adresat mėposhtė)

Si ti pėrgjigjeni iluzioneve
Mund tė jetė shumė vėshtirė tė dini se si tė veproni kur njė shok/qe apo i afėrm sheh diēka apo beson diēka qė ju nuk mund ta shihni apo besoni. Nė vend se ta vėrtetoni apo ta mohoni pėrvojėn e tyre, mund tė ju ndihmojė atyre nėse ju thuani diēka njejtė si kėtė, ’Une e pranoj qė po dėsjon zėra apo sheh gjėrat nė atė mėnyrė por nuk ėshtė e njejtė pėr mua’. Zakonisht mė konstruktive ėshtė qė tė pėrqendroheni nė atė se si personi ndjehet, kjo mund tė jetė mė lehtė pėr tė ju tė dy tė komunikoni nė mėnyrė mė konstruktive.

Reprzentimi i pavarur
Ju ndoshta duhet tė japni ndihmė praktike. Nėse ju veproni nė emėr tė personit ėshtė me rėndsi tė konsultoheni me ate nė vend se tė bėni ēka ju dėshironi. Poashtu ėshtė e mundshme tė gjeni reprezentues tė pavarur qė vepron nė emėr tė tyre. Projektet lokale pėr shėndet mental edhe shoqatat e Mind mund tė ju ndihmojnė.

Pranimi i detyrueshėm nė spital
Nėse ndjeheni se ka rrezik tė madh pėr personin apo pėr dikend tjetėr, ndoshta ėshtė e nevojshme tė mendoni pėr pranim tė detyrueshėm nė spital, si mundėsi e fundit. Pėr t’i shikuar llojet e tretmaneve dhe a duhet ai person tė pranohet nė spital, personi mė i afėrm si pėrcaktohet nėn ligjin pėr shėndet mental tė vitit 1983, mund tė bėjė kėrkesė pėr vlerėsim shėndetsor nga punėtorėt social tė aprovuar.
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Super Antar
***


Foto


Postime: 242
Regjistruar: 22-10-2007
Vendndodhja: EU

Mosha: 33
Jashtė Linje

Gjendja: E LUMTUR

[*] postuar nė 18-12-2007 nė 01:55


:flm:flm:flm:flm:flm;););):ckemi



Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 18-12-2007 nė 17:07


Besoj dhe shpresoj qe ta kam dhen ate pergjegje qe ke kerkuar respekt Jeresy
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 20-12-2007 nė 20:35


Jeresy ktu e ke pak me shkurt ate qe ke kerkuar ngase mendoj qe ate qe ta kam then eshte shum gjersish, per kte pune e kam pyetur nje Psikolog dhe ai me ka dhen kte pergjigje...

Pėr sa i perket Skicofrenis ,kjo tek Psikijatret klasifikohet si njė psikozoė .
Duke u futur me thellė ne gjurmet e Skicofrenis , tek personat me njė percjellje tė tillė dallojmė disa qrregullime ne shendetin mental, cka do tė thotė se personat e tillė , nuk mund tė i dallojnė mendimet e tyre nga realiteti, imagjinatat , idetė apo perceptimet.
Simptomet pozitive tė Skicofrenis ndahen nė ;
Mendime tė qrregulluara
Halucinime ( ndegjime zerash apo tingujsh ) dhe Iluzionet .
Ndersa ne simptomet negative dallojmė ;
Ndjenja pa emocione dhe totalishtė tė zbrazta
Pamundesi koncentrimi
Izolimi total sa me largė njerezve
Nevoja e mbrojtjes dhe vetmbrojtjes.
Por , persa i perket riperseritjes se kesaj semundje , mund tė konstatoj se kjo ndodh shpesh nese pacienti ne fjalė nuk eshte mjekuar si duhet apo nuk ka pasur mundesi tė mjekimit total, ndersa ne anen gjenetike , mendoj se edhe kjo duhet tė ketė njė trashegimi percjellese, por nuk ėshtė aq e sigurtė pėr tė e konstatuar , por sidoqoftė , per skicofrenin thuhet se ajo eshte Trasheguese , Nga femijeria e hidhur , Kimia trupore dhe Pervojat familjare, Ngjarjet jetsore stresuese, Keperdorimi i droges dhe alkoholit etj .
Terapitė biseduese, siq janė psikoterapia, konsultimi, terapi pėr sjellje njohėse (kognitive), mund tė ju ndihmojė njerėzve qė tė jetojnė me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, tė merren me pasoja, zhvillojnė strategji pėrballuese dhe tė mėsojnė se si tė ndalojnė zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon tė shqyrtoj domethėniet e simptomeve dhe se si tė tejkalohen sa me lehtė keto kriza dhe shqetesime psiqike.
Por , per atė personin qe me keni shkruar ju i Nderuarė, une nuk mundem tė themė asgjė me shumė pasi nuk e njof rastin se si eshte , por ne lidhje me Skicofrenin , sado pak u dhash njė informim
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Antar++
**




Postime: 2
Regjistruar: 2-2-2008

Mosha: 59
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 20-2-2008 nė 19:08


ferit lexova disa pėrgjigje qe i ke dhenė ne lidhje me smundjet mendore,unė kisha pas dėshirė qe te shkjruani diqka ne lidhje me ANKTHIN,dhimbjet trupore qe shkaktohen prej ankthi si nga vjen ankthi pra kush e shkakton ankthin,
tė falenderoj pėr pėrgjigje
nga Agdrenasi
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 8-5-2008 nė 18:30


pergjegje per: agdrenasi

Ju falenderoj pėr pytjen dhe njeherit u kerkoj falje pėr
vonesen.

Perse njeriu kaplohet nga Ankthi nuk mund tė konstatohet Ankthi vjen nga shumė perjetime jetsore , levizja e gjakut , trauma , perjetime tė ndryshme etj etj , pra dua tė them se e tėra mvaret nga personaliteti ne personalitet.
Pendesa, Stresi , Depresioni , pagjumesia janė disa nga faktoret qe mund tė renditen ne ketė drejtim , por duke mos harruarė se nga keto shkaktohen rrahje tė shpejta tė zemres , frymarrja e veshtersuarė, shtrengime trupore , djersitje etj .
Ne keto simptome , pra, njeriu kalon edhe ne njė tranzicion sidomos ne kohen e gjumit tė nates , kur edhe levizja e trupit behet e pamundurė dhe njeriu mendon se do tė vdesė ose pėlcasė, por pozita e fjetjes ose perjetimi i endrrave tė lidhura me faktoret e mesiperm bejnė qe Ankthi tė shfaqet sikur tė ishte njė "armik " i cili deshiron tė e pelcas njeriu ne gjumė.
Qė tė jeni sa me largė percjelljes se Ankthit , ju duhet tė konsultohi me ndonjė mjek apo neurolog qė tė ju jep dijagnozen se nga cili sindrom pra vuani , ai i depresionit, stresit , pagjumesis etj , sepse tė gjitha keto e bejnė shtrengimin e trupit naten dhe veshtiresin e fjetjes se qetė
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Erushe!
*****


Foto


Postime: 8675
Regjistruar: 22-8-2009
Vendndodhja: Lost In My Thoughts

Gjendja: Lonely
Lonely
Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Antarctica
Antarctica
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Jashtė Linje

Gjendja: Seduce My Mind And You Can Have My Body..Find My Soul And I'm Yours FOREVER!!!

[*] postuar nė 8-9-2009 nė 06:42


shume njerez nga depresioni kane bere vetvrasje , eshte semundje e keqe depresjoni . menyra me e mire per ta evituar eshte shprehja e gjendjes shpirteroire ke njerezit me te besuar





░E░R░U░S░H░Eღ░ღ░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...ø.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..ø.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Antar++
**


Foto


Postime: 42
Regjistruar: 5-9-2009

Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 8-9-2009 nė 06:44


Cituar: Postimi origjinal nga Era_nz  
shume njerez nga depresioni kane bere vetvrasje , eshte semundje e keqe depresjoni . menyra me e mire per ta evituar eshte shprehja e gjendjes shpirteroire ke njerezit me te besuar


Sooo Agree:yes::e:
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

ViP Ne Akullore
*****




Postime: 2245
Regjistruar: 27-6-2008
Vendndodhja: Prizren

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Kosova
Kosova
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Ujori
Mosha: 32
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 20-3-2011 nė 03:32


.
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

Moderator
******


Foto


Postime: 2040
Regjistruar: 12-9-2014
Vendndodhja: Ne Zemren E Tij

Gjendja: Sleepy
Sleepy
Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Mosha: 22
Jashtė Linje

Gjendja: ♥Nese per boten je asgje,je vete bota per dike ! ♥

[*] postuar nė 27-12-2015 nė 15:18






Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ Jetmira ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

VIP Member
*****


Foto


Postime: 6872
Regjistruar: 29-9-2009

Gjinia: Femėr
Shenja e Horoskopit: Akrepi
Mosha: 27
Jashtė Linje

Gjendja: KUR FAKTET FLASIN ENGJUJT HESHTIN

[*] postuar nė 13-4-2016 nė 23:04


Kush me nuk poston pse kshu ,kishte nje shoqeri shume te mire ,ngeli e harruarr nga gjith forumistat:i love u
Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11