Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: XIXĖLLONJA, GILI!

Antar i Respektuar
****


Foto


Postime: 720
Regjistruar: 31-8-2009

Vendbanimi: Switzerland
Switzerland
Mosha: 30
Jashtė Linje

Gjendja: Asnje vendosje

[*] postuar nė 20-8-2010 nė 13:48
XIXĖLLONJA, GILI!




Kėngėtarja e adhuruar nga tė gjitha moshat, Fevzije Konushevci, e njohur me nofkėn artistike, Gili, tashmė ka para vetes njė gamė tė sukseseve, por ende ėshtė vitale nė art, prandaj synimet e saja janė reale dhe tė realizueshme. Qė nga kėnga e saj, Xixėllonja, ajo dėshmoi vitalitet, lėvizje tė bukura nė skenė, pasion dhe premtoi suksese tė njėpasnjėshme. Sukseset janė aty, por atyre nuk iu vihet pikė. Gili ėshtė nė top formė dhe presim edhe mė shumė nga ajo nė fushėn e muzikės, duke mbetur njė xixėllonjė e kėngės sonė tė bukur!

Bisedoi: Shaqir Foniqi

Kėngėtarja e shkolluar, me Fakultetin e Filologjik tė mbaruar, dega e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, Gili, gjithmonė ka arritur ta ruajė nivelin e dėshiruar, ta avancojė artin e tė kėnduarit dhe tė jetė modeste deri nė lakmi. Ajo, duke qenė bashkėshorte e kompozitorit tė njohur, Ilir Berani, ka dėshmuar se edhe bashkėshortėt-artistė mund tė bashkėpunojnė suksesshėm dhe tė ruajnė raportet e ngrohta bashkėshortore.

Gili, e konsideroni favor, apo hendikep qė e keni bashkėshort kompozitorin, me tė cilin mė sė shumti bashkėpunoni?
Unė me Ilirin jam njohur shumė para se muzika tė bėhet profesioni ynė. Miqėsia jonė daton nga vitet e fėmijėrisė. Shumė gjėra nė jetėn tonė kanė ndodhur qė na kanė bėrė para sė gjithash shokė tė mirė, prandaj sot konsideroj favor bashkėpunimin me tė. Madje, do tė thosha se, ėshtė esencė e punės sime si kėngėtare, sepse pa tė nuk do ta merrja kėtė
udhė.

A ėshtė i rreptė Iliri dhe a ėshtė kritikuesi i parė i juaji?
Me mua ėshtė mė i rreptė se me bashkėpunėtorėt e tjerė, sepse ndjehet i pėrgjegjshėm pėr #@!--)rierėn time. Ai ishte ideatori i stilit tim muzikor dhe vendimmarrės se ēka dhe nė cilin moment duhet prezantuar publikut tim. Tani pas gjithė kėtyre viteve mė duhet tė pranoj se mbi 90% te parashikimeve i kishte tė sakta. Ai ėshtė njohės i mirė i mentalitetit,
po edhe vizionar pėr ēka duhet t’ia pranoj se e ka avancuar mėnyrėn se si duhet ndėrtuar njė #@!--)rierė muzikore nė Kosovė.




Tash, keni edhe dy djem, a kanė filluar edhe ata tė pėrzihen nė stilin tėnd, dua tė them tė bėhen vlerėsues tė artit tėnd?
Ata nuk e kanė as mė tė voglėn ndjenjė se unė edhe Iliri kemi njė numėr tė madh adhuruesish. Pėr punėn tonė nuk flitet shumė nė shtėpi. Por, ata ballafaqohen me realitetin dhe shpesh m’i pėrcjellin komplimentet ose kritikat qė i dėgjojnė nga tė tjerėt.
Nga kėngėt e mia i pėlqejnė baladat, si Prishtina, Tė fala nga Tirana, Prapėseprapė, Kur u ndamė, Me kast, etj.

A kanė talent fėmijėt pėr muzikė?
Janė shumė tė talentuar, por totalisht tė painteresuar qė tė merren me tė. Tė dytė janė ithtarė tė sportit.

Tė kthehemi pak prapa. Kur keni filluar tė kėndoni, kush iu ka zbuluar, cila ka qenė kėnga e parė?
Njohuritė interpretative i kam marrė nė korin e shkollės fillore Emin Duraku, me tė cilin kemi fituar ēmime tė para nė konkurrencėn shumė tė madhe tė ish-Jugosllavisė. Pastaj, si studente me Ilirin e Aiden formuam trion Rona qė ishte njė grup shumė i suksesshėm i pop muzikės nė vitet e 80-ta. Si soliste kam filluar me 1993 me albumin e parė, Djali nga Kosova, me insistimin e Ilirit, Shekit dhe Shkumbinit nga Labia.




Me cilėt kompozitor bashkėpunoni, kush ua shkruan tekstet dhe diēka pėr sukseset nėpėr festivale?
Gjithmonė me Ilir Beranin. Tė dytė i adhurojmė festivalet dhe nuk hezitojmė as sot tė marrim pjesė sa herė qė kemi kėngė tė mirė. Prej Akordeve e deri sot, pothuajse
gjithmonė isha e shpėrblyer me ēmime tė para tė jurisė apo publikut. Edhe atėherė kur nuk mora ēmim, unė e kisha hitin absolut te festivalit. Pra, isha viktimė e politikės redaktuese, sepse sot pas kaq vitesh, kam tė drejtė tė pyes se si ka mundėsi qė nuk mori ēmim kėnga Xixėllonja apo Prishtina?! Kėtė po e them qė t’i trimėroj gjeneratat e reja tė mos dėshpėrohen nėse nuk vlerėsohen. Koha ėshtė gjykuese e suksesit. Kėnga Prishtina nuk ka humbur nė vlerė pse nuk fitoi. Por, edhe kėngėt e tjera qė u shpėrblyen, u popullarizuan vetėm pse ishin tė mira. Tė tilla janė, Ditėt e fundit, Prapėseprapė, Pėr mua qan ajo qė mė ka linde, Mysafire nderi apo Kur u ndamė.
Nė festivale ndihem vetja.

Sa kėngė keni nė repertorin tuaj. Na bėhet se ju nuk nxitoni, sepse, mendoni arti nuk e duron nxitimin?
Kam mjaft kėngė, por te edituara me kujdes qė tė mos e mėrzis publikun.

Keni shumė kėngė pėr dashurinė, sigurisht pėrmes tyre shpalosni brengat e njė brezi tė tėrė?
Numrin mė tė madh tė adhurueseve e kam fituar pikėrisht me kėto kėngė. Dua qė kėnga
ime tė jetė strehė e tė dashuruarve, tė lumturve dhe tė pikėlluarve.

Fakti se jeni e shkolluar dhe atė pėr gjuhėn, bėn qė ju tė mos keni sh#@!--)je gjuhėsore nė tekstet tuaja. A qėndron kjo?
Me nxitė qė kohė pas kohe tė pėrdor gegėrishten, gjithmonė pėr ta treguar thesarin e pasur tė fjalėve.

Kah po shkon muzika sot, nė biznes apo nė kiē?
Muzika ėshtė biznes prej se ekziston civilizimi, qė nga oborret mbretėrore. Kiēi, gjithashtu e ka pėrcjellė shumė artin kohė mė parė. Bota njeh shumė krijimtari, por mbeten vetėm ato pak qė me tė vėrtetė kanė vlera. Unė po synoj qė nė kėtė rrugėtim tė lė ndonjė kėngė tė mirė qė do ta kenė pėr zemėr ata qė do tė vijnė pas meje.




Sa i kushtoni rėndėsi veshjes dhe qėndrimit elegant nė skenė, na kujtoheni me fustane tė gjatė dhe tė kuq?
Ėndrra ime si vogėlushe ishte kjo elegancė pak pėrrallore me tė cilėn jam prezantuar me vite. Ndoshta, ajo vogėlushe ende fle nė mua dhe nuk pranon tė rritet. Sot, gėzohem kur shoh shumė kėngėtare tė reja qė janė rritur me kėngėt e mia dhe me kanė imituar qysh tė vogla. Mendoj se kam ndikuar mirė nė kultivimin e shijes sė tyre, sepse sot ato duken shumė tė bukura dhe kanė njė feminitet jo agresiv.

Keni kėnduar edhe nė duet, ėshtė mė vėshtirė, apo mė lehtė?
Mundėsia qė ta prezantosh kėngėn nėpėr turne ėshtė minimale, prandaj ndjehem pak e cunguar. Duetin e fundit, Kur u ndamė, me Enis Potokun, e kam reklamuar mė tepėr nė Kosovė, Maqedoni e diasporė.

Duket se kohėt e fundit, disi jeni tėrhequr pak, nuk bėni turravrap?
Tani jam kthyer me albumin e ri, FOL PĖR MUA, prej tė cilit menjėherė janė pėlqyer kėngėt "Misat e diasporės", dhe "Ditėn e hane". Kėtė verė isha mjaft aktive dhe pėrsėri jam pranė publikut.

Ndoshta ishte njė qetėsi para furtunės, apo jo?
Mė duket se po.

Keni edhe njė sharmė tė veēantė nė skenė. Si arrini ta mbani ?
Nuk e kam tė menduar. Jam me fat qė kam marr "Vizėn" e publikut qysh nė fillim dhe, sot, jam komode nė krijimtarinė time. Nuk kam dilema. E dua publikun tim dhe kėtė dashuri e tregoj vetėm me kėngė tė mira.

Na bėhet se nuk vuani nga komplekset, por jeni origjinale, reale?
Nuk kam asnjė prezantim apo editim qė mund tė jetė "Déją vu ".Mendohem gjatė para se tė prezantohem qė tė sjellė diēka tė re, por gjithmonė tė jem ajo Gili, qė e duan adhuruesit e mi. Unė synoj vetėm t’i mbaj me fanatizėm adhuruesit e kėngės sime dhe nuk dua asgjė mė shumė.




Si e kaloni kohėn, duket se nuk keni kohė pėr tė humbur, kurrė nuk iu mjafton, nuk iu tepron?
Edhe kur pushoj punoj.

Njiheni edhe si femėr me pasione tė shumta, si leximi, filmi, teatri...
Tani pasioni im janė fėmijėt dhe familja. Ēdo libėr apo film, do ta ndėrpres pėr edhe mė tė voglin muhabet me ta.

Ku i punoni klipet e fundit, kush e zgjedh veshjen tuaj dhe a harxhoni shumė pėr njė klip?
Kam fituar nga muzika ndaj edhe dua tė investoj. Investimi im ėshtė ekuivalent me respektin qė kam pėr publikun. Unė jam nė minus edhe me albumin e fundit, por nuk e kam filozofinė e kafenesė se "nuk ka muzikė, nėse nuk ka para".
Muzikė do tė ketė sa tė frymoj. Unė edhe nuk kam besuar kurrė se do tė fitoj nga muzika. Dashuria ėshtė lidhja mes meje, publikut dhe kėngės. E, dashuria, ėshtė e pėrjetshme.

Tashmė nė skenėn tonė janė ngjitur shumė emra, iu duket se ėshtė kjo begati, apo njė tendencė pėr kuantitet tė pakontrolluar?
Momentalisht ėshtė kuantitet i pakontrolluar, por mund tė jetė njė mundėsi e mirė pėr daljen e njė talenti. Sė fundi, nuk mund ta dimė sa ėshtė i mirė njė kėngėtar nėse nuk e krahasojmė.

Jeni njė artiste qė duket se keni njė jetė tė qetė, por njėkohėsisht edhe tė vrullshme, sidomos nė skenė?
Sot, as nuk i qaj dėshtimet, as nuk i festoj sukseset. Nuk kam kohė, sepse qysh nesėr krejt nis prej fillimit. Pra, mundem vetėm tė pėrmirėsohem. Fėmijėt tanė nuk e dinė as njė sekondė tė lodhjes apo brengės sime e tė Ilirit. Kėshtu e ruajmė qetėsinė e jetės familjare.

Gili, ekstravagante nė skenė, por shumė e thjeshtė nė jetė, do tė thoshim njė tip interesant. jeni e shoqėruar dhe shumė miqėsore, madje tek ju duket se nuk ka xhelozi, e madje as energji negative, dukuri kjo shumė e pėrhapur tek ne?
Unė jam artistikisht e pėrmbushur. Fati im ishte i mirė sepse kam performuar nė skenat mė madhėshtore tė festivaleve. Unė kam kėnduar nė kohėn kur mbusheshin stadiumet e qyteteve. Njerėzit udhėtonin me kilometra pėr t’i fotografuar fėmijėt e tyre me mua.
Kėnga ka qenė rezistencė nė Kosovė dhe ēmallje nė diasporė. Kishte mision. Nė njė kohė tė tillė, unė kam fituar adhurues qė mė janė besnik edhe sot. Shumė fėmijė janė rritur e shumė tė rinj janė martuar. Ata mė dėgjojnė e mė votojnė ende. Kjo mė bėn artiste nė shpirt, prandaj nuk e kam as mė tė voglėn xhelozi.


Shiko profilin e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11