Akullore Forum
I Pa Identifikuar [Identifikohu - Regjistrohu]
Shko nė fund

Antarėt qė po shikojnė kėtė faqe: Asnjė - 1 Vizitor

Versioni i Printueshėm  
Autori: Subjekti: Historik i ‘Lėvizjes VETĖVENDOSJE!’

Pėrjashtuar





Postime: 182
Regjistruar: 31-1-2010
Vendndodhja: Aty ku as dreqi nuk ze vend !

Vendlindja: Albania
Albania
Vendbanimi: Albania
Albania
Gjinia: Mashkull
Shenja e Horoskopit: Luani
Mosha: 28
Jashtė Linje

Gjendja: Loading 1%

[*] postuar nė 12-3-2010 nė 17:02
Historik i ‘Lėvizjes VETĖVENDOSJE!’


Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė komunitet i njerėzve qė refuzojnė tė nėnshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e vetėvendosjes pėr popullin e Kosovės. Zanafilla e VETĖVENDOSJE!-s ndodhet nė aktivitetet dhe aksionet e shumta tė KAN-it (Rrjeti i Aksionit pėr Kosovėn), qė kishin pėr qėllim tė krijojnė njė qytetari aktive nė Kosovė, tė dedikuar nė promovimin e vlerave universale nė fushat e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, barazisė dhe drejtėsisė sociale. Themeluar mė 1997, nga njė grup aktivistėsh ndėrkombėtarė me nė krye shkrimtaren amerikane Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu nė pėrkrahje tė nismave qytetare kundėr okupimit dhe diktaturės sė Serbisė nė Kosovė, siē ėshtė rasti me pėrkrahjen pėr Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP) dhe protestat joviolente tė tyre pėr lirimin e objekteve dhe hapėsirės universitare. Ėshtė vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatė luftės, ndėrsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatė viteve 1999 dhe 2000 me fushatėn A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) pėr lirimin e pengjeve tė luftės. Nė korrik tė vitit 2003, ėshtė vendosur qė KAN tė ketė qendrėn brenda nė Kosovė dhe ta krijojė njė rrjet edhe kėtu. Qė nga kjo kohė, me pjesėmarrje tė konsiderueshmė tė aktivistėve nga gjithė Kosova, KAN ka organizuar njė vistėr aktivitetesh nė shėrbim tė fuqizimit tė individėve anekėnd Kosovės, dhe krijimit tė njė shoqėrie dinamike dhe reprezentuese.

KAN ka organizuar peticionin nė mbėshtje tė zbardhjes sė fatit tė personave tė rrėmbyer nė Kosovė, duke mbledhur 236,311 nėnshkrime; pastaj padėgjueshmėrinė qytetare tė familjeve tė tė pagjeturve (refuzimi i pagesės sė tatimeve dhe shėrbimeve publike), qė ka filluar qė nga 31 marsi i vitit tė kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugė dhe udhėkryqe; kemi vendosur fotografitė e tė pagjeturve nė grilat e Kuvendit e Qeverisė sė Kosovės; mandej, kemi publikuar nėpėr ēarēafė – tė cilėt ēdo herė na i vodhi policia – akuzat ndaj personave pėrgjegjės pėr vrasjet dhe masakrat nė Krushė tė Vogėl, Gjakovė dhe Reēak; etj.etj. Tė gjitha kėto janė bėrė nė bashkėpunim me familjarėt e tė pagjeturve.

Me 10 qershor 2004, me vėrshėllima tė pipave, muzikė dhe #@!--)tuqa tė kuq, nė protestėn kundėr Rezolutės 1244 dhe pikėrisht me rastin e 5 vjetorit tė saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndėrtesės sė UNMIK-ut e shpallėn veten Qytetarė dhe aktivistė. (Neve nė Kosovė konsiderohemi vetėm si banorė, status ky qė e gėzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratėn Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnė regjimin antidemokratik tė UNMIK-ut. (Kjo protestė paraqet zanafillėn konceptuale tė asaj qė njihet sot si Lėvizja VETĖVENDOSJE!) Pastaj ėshtė vazhduar me njė turne nėpėr qytetet e Kosovės duke projektuar sllajde me parulla kundėr regjimit jodemokratik tė UNMIK-t, nė muret e pushtetit si dhe nė ato publike.


2005


Mė vonė, dy herė aktivistėt e KAN-it e rrethuan UNMIK-un me shirit tė verdhė nė tė cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo”.

Aktivitetet tjera pėrfshijnė kundėrshtimin e procesit tė decentralizimit nė Kosovė, me ē’rast, nė Gjilan, Dardanė, Mitrovicė (si vendet mė tė rrezikuara) dhe nė Prishtinė, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri tė fjalės decentralizim, pėr shkak se ky projekt, para se tė arrihet shtetėsia dhe pavarėsia e Kosovės, shpien nė ndarje e copėtim tė Kosovės.

KAN sė bashku me organizatat “Thirrjet e Nėnave” nga Gjakova, “26 marsi 1999” nga Krusha e Vogėl, dhe me familjarė tė Reēakut, mė 26 mars, 7 maj dhe 10 qershor 2005 kanė vendosur tre ēarēafė me dimensione mbi 20m x 4m nė ndėrtesat afėr UNMIK-ut. Ēarēafi i parė ka pėrmbajtur emrat e 56 personave qė akuzohen nga familjarėt e viktimave si pėrgjegjės pėr vrasjen dhe rrėmbimin e 112 banorėve tė fshatit Krushė e Vogėl. Ēarēafi i dytė ka pėrmbajtur emrat e 35 personave qė akuzohen nga familjarėt e viktimave si pėrgjegjės pėr vrasjen e 750 banorėve dhe rrėmbimin e 680 tė tjerėve qė ende janė tė pagjetur nga komuna e Gjakovės. Ndėrsa, nė ēarēafin e tretė kanė qenė tė shkruar emrat e 20 personave qė akuzohen nga familjarė tė viktimave tė Reēakut pėr vrasjen dhe masakrimin e 42 civilėve tė fshatit. Angazhimet e KAN-it kanė vazhduar edhe me aktivitete tė tjera, siē ėshtė rasti me mbėshtetjen e dhėnė organizatės ”Thirrjet e Nėnave” pėr realizimin e pjesės sė dytė tė fushatės ”Tė gjithėve na mungojnė”, ku nė dhjetė billborda dhe dhjetė ”city-lights” tė kryeqytetit janė vendosur emrat e tė gjithė personave tė pagjetur nga Kosova, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, fetare apo tjetėrfare.

Mė 12 qershor 2005, nė muret pėrreth selisė sė UNMIK-ut janė shkruar parullat ”JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!”, duke shėnuar kėshtu avansimin definitiv tė KAN nė Lėvizja VETĖVENDOSJE! Aksionet e shkrimit tė parullave kanė vazhduar nė pothuajse tė gjitha qendrat e Kosovės.

Qendrat e VETĖVENDOSJE!-s janė themeluar nė shumicėn dėrmuese tė komunave tė Kosovės. Qėllimi i kėtyre ėshtė shtrirja sa mė e madhe e Lėvizjes sonė, zgjerimi i rrjetit tė saj. Nė secilėn Qendėr janė tė ndara pėrgjegjėsitė pėr gazetėn dhe radioemisionin tonė, pėr logjistikėn dhe informimin, pėr rrjetin e Qendrės dhe ndėrlidhjet e Qendrės. Pėrveēqė aksionet tona tash ngjajnė nėpėr tėrė Kosovėn, mundėsitė pėr anėtarėsim janė rritur dukshėm. Nė secilėn Qendėr janė themeluar edhe Pikat e VETĖVENDOSJE!-s. Njė lagje e qytetit ose njė fshat themelojnė njė pikė tė VETĖVENDOSJE!-s. Qendra tė VETĖVENDOSJE!-s janė themeluar edhe jashtė vendit: nė Suedi, Norvegji, Danimarkė, Gjermani, Zvicėr, Francė, Britani tė Madhe dhe SHBA. Aktivistėt nė kėtė tė fundit, pra nė SHBA, mė 24 tetor, pėrderisa brenda selisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Neė York mbahej takimi i Kėshillit tė Sigurimit ku diskutohej fati i Kosovės, organizuan njė protestė nė tė cilėn shprehėn kundėrshtinė e tyre ndaj negociatave tė padrejta dhe pėr tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje. Ata gjithashtu protestuan faktin se nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit, fjalėn do ta merrte kryeministri i Serbisė, Vojislav Koshtunica, ndėrsa Kosova nuk kishte kurrfarė pėrfaqėsimi, ashtu sikur kėto gjashtė vitet e fundit. Pikėrisht, njė nga slloganet e protestės ishte “Jo OKB-ja nė Kosovė, por Kosova nė OKB!” Me atė rast, mu para portės sė OKB-sė, u shpėrndanė 2.000 pamflete nė njėrėn anė tė tė cilave ishte fotografia (tashmė e famshme) e Koshtunicės derisa pozonte me Kalashnikov nė dorė, gjatė vizitės trupave serbe nė Kosovė nė vitin 1998, ndėrkaq nė anėn tjetėr tė pamfletit u shpallėn pikat e VETĖVENDOSJES! kundėr negociatave tė padrejta dhe pėr tė drejtėn e Kosovės pėr vetėvendosje.

Gazeta VETĖVENDOSJE! nisi nė qershor, fillimisht si gazetė mujore e prej vjeshtės si javore. Ky ėshtė numri i 16-tė i saj. Zakonisht secili numėr ka njė temė kryesore tė elaboruar nė disa shkrime, por edhe rubrikat standarde siē ėshtė komenti pėr tri ngjarjet politike mė tė rėndėsishme tė javės dhe Ditari i Lėvizjes. Gazeta jonė shumėzohet nė mbi 10.000 kopje dhe shpėrndahet anembanė nėpėr Kosovė nga aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s. Po ashtu, ajo del nė faqet e mesit tė gazetave „Kosova Sot” dhe „Epoka e Re” ēdo tė martė. Sikurse edhe tė gjitha njoftimet e komunikatat e Lėvizjes, edhe gazeta VETĖVENDOSJE! postohet nė web faqen - www.vetevendosje.org, e cila vetėm brenda muajit nėntor ėshtė klikuar 521.369 herė!

Radioemisioni PĖRBALLJA pėrbėhet nga disa rubrika: intervista e shkurtėr me njė aktivist pėr ndonjė aktivitet tė shquar tė lėvizjes VETĖVENDOSJE!; debati qendror nė tė cilin pėrballen politikanė dhe analistė me aktivistė tė Lėvizjes sonė rreth njė teme tė caktuar; intervistimi i qytetarėve pėr temėn e debatit; dhe, komenti politik i VETĖVENDOSJE!-s pėr ngjarjet mė tė rėndėsishme politike dhe shoqėrore nė dy javėt paraprake. Ky emision i pėrdyjavshėm transmetohet ditėn e mėrkurė nė 30 radiostacione lokale anekėnd Kosovės. Nėpėrmjet radioemisionit PĖRBALLJA, i cili ka nisur tė emetohet prej qershorit, synojmė tė promovojmė debatin jokonformist dhe rėndėsinė e organizimit shoqėror e politik tė qytetarėve.

Vezėt e prishura sė pari u hodhėn nė drejtim tė kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, e pastaj edhe kundėr Vuk Drashkoviqit, Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Unionit Serbi-Mal i Zi dhe kundėr Sanda Rashkoviq-Iviqit, udhėheqėse e Qendrės Koordinuese pėr Kosovė tė Qeverisė sė Serbisė, tė cilat vizituan Kosovėn. Aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s, me rastin e hyrje-daljeve tė tyre nė selinė e UNMIK-ut nė Prishtinė, sulmuan zyrtarėt e Serbisė, tė shtetit i cili nuk ėshtė penduar pėr krimet e kryera, s’ka kurrfarė keqardhje pėr humbjet, dėmet dhe vuajtjet qė ka shkaktuar, dhe pėr mė tepėr do qė sėrish ta rimarrė Kosovėn duke e copėtuar atė paraprakisht pėrmes decentralizimit. Ēdo herė janė hudhur me qindra vezė tė prishura (ngase ata s’janė tė denjė pėr vezė tė shėndosha sepse nė Kosovė 15% tė popullatės janė tė uritur!) dhe ēdo herė shumė aktivistė arrestoheshin nga njėsitė Speciale tė SHPK-sė. Edhe nė tė ardhmen, zyrtarėt e Serbisė qė vijnė nė Kosovė, mė sė paku do tė ‘mirėpriten’me vezė tė prishura.

Deklarata pėr Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve tė Kolonizuar u shpėrnda para ndėrtesės sė UNMIK-ut me 25 korrik tė vitit 2005. Kjo Rezolutė e OKB-sė numėr 1514, e datės 14 dhjetor 1960, u jep tė drejtėn pėr vetėvendosje tė gjithė popujve. Ajo iu vendos tė gjitha automjeteve tė UNMIK-ut, Policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė tek fshesat e xhamave tė pėrparmė si njė gjobė. Aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s kėtė Rezolutė ua shpėrndanė edhe ndėrkombėtarėve nėpėr restoranet e kafiteritė nė qendėr tė qytetit. I njėjti aksion u ndėrmor nga tė gjitha Qendrat e VETĖVENDOSJE!-s nėpėr qytetet pėrkatėse.

Tubimet fillimisht i paraprinin shkrimit tė parullave. Nė tre muajt e fundit, Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizon tubime shumė mė masive me qytetarė gjithandej nėpėr qytetet dhe fshatrat e Kosovės. Nė kėto tubime, aktivistėt e Lėvizjes shpalosin parimet, konceptin dhe vizionin e VETĖVENDOSJE!-s, pėr tė vazhduar me argumentet kundėr decentralizmit dhe negociatave me Serbinė. Prezentimi gjithnjė pasohej me debat tė hapur me qytetarė dhe me anėtarėsimin e shumė prej tyre mė pastaj. Tubime tė tilla janė mbajtur edhe me studentė nėpėr fakultetet e Universitetit tė Prishtinės.

Gjaku i shkelur ndodhi para Kuvendit tė Kosovės me 29 shtator. Nė tė tri hyrjet e kėtij institucioni aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! derdhėn ngjyrė tė kuqe. Deputetėt qė hynin nė Kuvend kalonin mbi tė, me kėpucėt e tyre tė lustruara ose me xhipat e blinduar. Gatishmėria e kėtyre njerėzve pėr ta negociuar lirinė ėshtė e padrejtė, sepse nėnkupton shkeljen mbi gjakun e derdhur pėrgjatė sakrificave tė bėra pėr ēlirim. Dy muaj mė vonė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! realizoi aksion pėrderisa pėrfaqėsuesi special i negociatave tė Kosovės me Serbinė, Marti Ahtisaari, takoi anėtarėt e Grupit tė Unitetit, nė rezidencėn presidenciale. Nė rrugėn qė ēon kah ky vend, ndodhej shiriti i verdhė nė tė cilin shkruante: VEND KRIMI - MOS KALO dhe pėrtej tij me ngjyrė tė bardhė ishte vizatuar harta e Kosovės, kurse ngjyrė e kuqe qė simbolizonte gjakun ishte derdhur pėrreth saj. Xhipat dhe veturat e zyrtarėve tė pushtetit tė padrejtė tė UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shkelėn mbi ngjyrė. Nėse 4-5 liderė janė tė gatshėm tė pranojnė zgjidhje tė dėmshme, kėtė gjė s'duhet ta lejojnė 2 milionė njerėz.

Kundėr decentralizimit janė ndėrrmarrur shumė aktivitete nėpėr Kosovė e posaēėrisht nė Prishtinė, Gjilan, Dardanė dhe Mitrovicė. (Nė Prishtinė policia nuk arriti tė arrestojė aktivistėt pėr shkak tė numrit tė madh tė tyre.) Ėshtė filluar me djegien e shkronjave tė punuara prej druri tė fjalės DECENTRALIZIM dhe paraqitjen e pasojave tė decentralizmit nė njė hartė tė madhe, e deri te peticioni nė Cernicė. Kjo e fundit paraqet njė ndėr aksionet mė tė vlefshme tė Lėvizjes sonė. Nėpėrmjet decentralizimit po bėhen pėrpjekje qė tė zgjerohen enklavat, tė lidhen ato territorialisht dhe tė legalizohen strukturat e Serbisė atje, drejt krijimit tė entitetit serb brenda Kosovės. Konkretisht, duan qė Cernicėn me 2685 banorė shqiptarė dhe 600 serbė t'ia bashkėngjesin Parteshit me 1434 banorė serbė dhe Budrigės sė Poshtme me 1250 serbė, nė mėnyrė qė Parteshi tė bėhet komunė. Shqiptarėt do tė pėrbėnin 45% ndėrsa serbėt 55% tė komunės sė Parteshit. Njėherazi, shqiptarėt do tė gjenden nė territoret e kontrolluara drejtpėrdrejt nga strukturat militare shtetėrore tė Serbisė, ndėrkaq tė toleruara nga UNMIK-u. Ky proces ėshtė i patolerushėm. Jorastėsisht atė e kundėrshtoi vetė popullata e Cernicės. Pėr kėtė punė u organizua peticion. Cernica ka 2350 banorė me tė drejtė vote. Janė mbledhur 1294 nėnshkrime tė banorėve tė fshatit Cernicė kundėr decentralizimit. Ata refuzuan qė fshati i tyre t'i bashkėngjitet dy fshatrave serbe, nė njė kohė kur Kosovės i mungon sovraniteti dhe mekanizmat shtetėrorė pėr mbrojtjen e integritetit territorial tė vendit. Me kėtė peticion ėshtė treguar se populli ėshtė ai qė duhet tė vendosė pėr vete, e jo tė tjerėt pėr tė. Ky vullnet i qytetarėve, pastaj ka shėrbyer si bazė e strategjisė legjitime tė kundėrshtimit tė decentralizimit me tė gjitha format. Cernica ėshtė hequr nga plani qė tė jetė pjesė e Parteshit nė pakon e Ahtisaarit. Kosovės duhet t’i hiqet decentralizimi. Kosovės nuk i duhet decentralizimi. Asaj i duhet vetėvendosja.

FUND u shkrua nėpėr xhipat e administatės sė UNMIK-ut me shenjėn UN me 20 tetor tė kėtij viti. Aktivistėt shtuan nga dy shkronja: shkronjėn F pėrpara shenjės UN dhe shkronjėn D pas. Aksioni nėnkuptonte dhėnien FUND kėtij regjimi shtypės. 36 aktivistė u arrestuan me atė rast. Regjimi i UNMIK-ut nė shpėrputhje me vullnetin e popullit ėshtė mohim i lirisė. Sistemi jeton si shtypės. Populli shtypet. Prandaj, kėtij regjimi i duhet njė FUND. Askush tjetėr s’do t’ia sillte atė mė mirė se vetė populli. Kjo ėshtė arsyeja pse porosia dhe qėllimi ynė ndaj strukturave antidemokratike tė UNMIK-ut u shkrua nėpėr xhipat e tyre. UNMIK-u ka veē xhipa, ngase Kosovėn e percepton herė si xhungėl e herė si shkretėtirė. Nė fakt, ata edhe po e shndėrrojnė Kosovėn nė kėtė paragjykim tė tyre. Po ky aksion, mė pas, u ndėrmor edhe nė Prizren, Gjilan e Ferizaj.

Nekrolog pėr UNMIK-un sė pari pėrpiloi Qendra e VETĖVENDOSJE!-s nė Prizren, e mė pastaj ai u shpėrnda dhe u vendos nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės. Policia ēdo herė intervenoi duke i shqyer kėto nekrologje. Njė regjim, pushteti i tė cilit nuk buron nga vetė populli, njė sistem qė ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarėve, mbi tė cilėt ai qeveris padrejtėsisht, nuk mund tė ketė fat tjetėr pėveē vdekjes. Sepse FUND-i i jetės sė tij ėshtė lindja e popullit, fillimi i lirisė sė domosdoshme. Askush tjetėr nuk do ta bėjė kėtė gjė mė mirė se vetė populli. Liria kolektive e ka emrin vetėvendosje.

198 arrestime gjithsej janė bėrė ndaj aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s dhe qytetarėve qė iu bashkuan atyre prej 12 qershorit tė vitit 2005 e deri mė sot. 16 aktivistė janė arrestuar atėherė kur kemi hedhur vezė nė drejtim tė Vuk Drashkoviqit, ndėrsa tė tjerėt janė arrestuar duke shkruar parullėn "JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!" gjithandej nėpėr Kosovė. Jemi arrestuar nė Prishtinė, Mitrovicė, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianė dhe Therandė. SHPK-ja nuk na ka arrestuar dhe nuk na ka penguar nė Skėnderaj, Burim dhe Malishevė. Pėr shumicėn dėrmuese tė kėtyre arrestimeve vazhdojnė procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e lėvizjes sonė kundėr kėtij pushteti jodemokratik dhe pėr vetėvendosje. Nė Ferizaj gjykatėsi pėr kundėrvajtje, 7 aktivistėve ua ka shqiptuar dėnimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditė burg. Aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s nuk paguajnė dėnimin. Ne s'jemi dhe nuk ndjehemi fajtorė. Nė Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistėt edhe pas arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart tė lidhura. Policia bėhej gjithnjė e mė e dhunshme, gjithnjė e mė brutale. Sistemi tashmė nuk po vepron vetėm nėpėrmjet SHPK-sė, por edhe pėrmes njėsive speciale si dhe eprorėve tė UNMIK-ut. Nė Prizren madje ishin edhe ushtarėt e KFOR-it. Nė Shtime, Besianė dhe Therandė policia ka pėrdorur sprejin i cili shkakton djegie nė lėkurė dhe pamundėson shqisėn e tė pamurit pėr dy orė. Nė Pejė janė dėnuar 5 aktivistė me 160 ditė burg gjithsej, ndėrsa dy tė tjerė nė Mitrovicė me 200 pėrkatėsisht 300 euro. Neve na akuzonin pėr prishje tė rendit e qetėsisė publike, mirėpo neve gjithkund tė gjithė qytetarėt na ndihmonin nė aktivitete dhe nuk ankoheshin. Nė fakt, ia prishnim dhe po ia prishim qetėsinė pushtetit tė UNMIK-ut nė shėrbim tė tė cilit shumė zellshėm ėshtė vėnė policia. Na akuzonin pėr dėmtim tė pronės private aty ku i shkruajmė parullat, mirėpo neve vetė qytetarėt na ftonin qė nė muret e shtėpive dhe lokaleve tė tyre t’ua shkruajmė parullėn tonė. Nė Kosovė policia nuk zbaton ligjin por urdhėrat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotė atė qė ėshtė: JO VETĖVENDOSJE. Koncepti i 'standardeve para statusit' thotė: NEGOCIATA. Prandaj parulla jonė godet sistemin dhe procesin aktual politik, i cili po e shpien Kosovėn drejt robėrisė nėn Serbi.



2006


'12:44 time's up - UNMIK go home'. Mė 7 janar, me shkruarjen e parullės ‘12:44 time's up – UNMIK go home’ nė xhipat e UNMIK-ut bėmė tė ditur qė UNMIK-u si regjim antidemokratik po shkel vullnetin e popullit tė Kosovės dhe ėshtė i padėshirueshėm nė vendin tonė.

FUND. Me 11 janar 2006 nė Viti, aktivistėt e kėsaj qendre shkruajtėn nė xhipat e UNMIK-ut parullėn FUND. Fundi i kėtij regjimi do tė ishte fillimi i njė kapitulli tė ndritur tė historisė sonė.

Dėnohet UNMIK-u. Dėnohet UNMIK-u qė ėshtė parkuar nė vendin e gabuar – nė Kosovė. Ai as qė ėshtė dashur tė vijė, por tani qė ėshtė kėtu qėndron pa treguar kur do tė shkojė.UNMIK-u po ja mohon popullit lirinė duke e ēuar nė mjerim shoqėror e ekonomik. Nė bashkėpunim me armikun tonė, Serbinė, po na ngulfasin me decentralizim e ‘eksterritorialitet’. Prandaj ne Lėvizja VETĖVENDOSJE! si dėnim minimal pėr krejt kėto i shfryjtėm gomat e xhipave tė tyre. Populli merr frymė vetėm atėherė kur ky sistem i padrejtė vdes.

Kėrkohet banda e vrasjes dhe plaēkitjes sė Kosovės. Anembanė Kosovės u vendos posteri me fytyrat mė tė kėrkuara tė atyre qė po e plaēkisin vendin tonė. Ata kanė pranuar tė bėjnė pazar me vullnetin e 2 milionė njerėzve tė Kosovės, pa e pyetur asnjėrin prej tyre. Do tė ulen nė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsuesit e shtetit qė ka kryer gjenocid nė Kosovė, e i cili jo vetėm qė nuk ėshtė dėnuar pėr kėtė gjė, por as qė po ndjehet pėrgjegjės. Kjo bandė po shkon nė Vjenė pėr ta decentralizuar Kosovėn.

Decentralizimi=>Ndarje, Ndarja=>Luftė. Ditėn kur kryenegociatori Marti Ahtisari vizitoi Kosovėn, mė 1 mars, aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėrpara selisė qendrore tė UNMIK-ut vendosėn ēarēafin nė tė cilin ishte e vizatuar harta e Kosovės dhe kufijtė e brendshėm nė vendin tonė qė i krijon procesi i decentralizimit. Decentralizimi, emėrtim ky prapa sė cilit fshihen aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste tė Serbisė dhe #@!--)akteri shovinist i pushtetit tė saj, pasi qė u sajua nė Beograd iu imponua UNMIK-ut dhe ky i fundit ia imponoi IPVQ-ve tė Kosovės edhe ashtu servile.

Vaksinimi kundėr virusit U1N2M4I4K. Mė 26 mars filloi fushata e vaksinimit tė qytetarėve tė Kosovės. Qėllimi i kėtij vaksinimi ishte imunizimi i popullatės kundėr kėtij virusi i cili shkakton sėmundjen unmikitis.

Protestė nė Deēan kundėr vendimit ekzekutiv 2005/5. Sipas kėtij vendimi, 800 hektarėve tokė pėrreth Manastirit tė Deēanit u ėshtė dhėnė status i veēantė, Afėr 600 hektarė tė kėsaj hapėsire janė prona tė bujqve shqiptarė. Demonstrata zgjati dy ditė, mė 13 dhe 14 prill, kur aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė nga Deēani bllokuan ndėrtesėn e UNMIK-ut nė qytezė.

Sanė pėr Petersenin. I vetmi aktivitet qė u lejohet fshatarėve nė pronat e tyre tė uzurpuara prej manastirit ėshtė kositja e barit. Prandaj me 24 Prill 2006 aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e sh#@!--)kuan para UNMIK-ut njė traktor me kėtė bar tė kositur, bar tė cilin fshatarėt ia dėrguan Soren Jessen-Petersenit, kryeadmninistrator i atėhershėm i UNMIK-ut dhe nėnshkrues i vendimit famkeq, meqė atyre nuk po iu nevojitet asgjė. Tė gjithė sanėn qė i teproi ai ia dha Veton Surroit.

'Evakuimi'. Pėrderisa nga ndėrtesa pėrballė, hedheshin mijėra letra qė pėrmbanin 'Dhjetė Urdhėrat e Evakuimit', njė tekst ky parodizues se si personeli i UNMIK-ut duhet tė evakuohet, ndėrkohė nė prapavijė dėgjohej sirena e fuqishme alarmuese e cila i ftonte zyrtarėt e UNMIK-ut qė ta lėshojnė ndėrtesėn menjėherė.

Fushata kundėr produkteve tė Serbisė. Kosova mund tė jetojė pa Serbinė. Kosova do ta ketė jetėn shumė mė tė mirė pa Serbinė. Prandaj ne duhet tė jetojmė pa produktet e Serbisė.

50 JAVĖ>>>ORGANIZIM–BALLAFAQIM. Nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, u hap ekspozita e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Nė 258 fotografi tė renditura kronologjikisht janė paraqitur aksionet e ndryshme dhe tubimet publike me qytetarė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! tė realizuara anekėnd Kosovės, por edhe pamje nga intervenimet brutale tė policisė kundėr aktivistėve.Po kjo ekspozitė,mė pas, u hap edhe nė qytete tjera si nė: Gjilan, Ferizaj, Prizren, Skėnderaj, Lypjan etj.

Demonstratė gjithėpopullore pėrpara selisė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė. Mijėra qytetarė tė Kosovės iu bashkuan Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė bllokimin e punės institucionale tė UNMIK-ut. Kjo u bė me 8 dhe 9 qershor tė vitit 2006, njė ditė para vazhdimit automatik tė mandatit tė Rezolutės 1244, dhe sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovė qė garantohet me kėtė Rezolutė. Ndaj kėtij bllokimi intervenuan njėsitet speciale tė ShPK-sė tė cilat dhunshėm ia hapėn hyrje daljet UNMIK-ut, dhe me tė zbatimit tė sovranitetit tė Serbisė. 80 aktivistė u arrestuan me kėtė rast tė cilėt u dėnuan me nga 10 ditė burg, tė cilin e vuajtėn tė gjithė.

Pėrsėritja e Milosheviqit. Koshtunica dhe zyrtarėt tjerė serb ia mėsynė Kosovės, pėr t’i shpėrfaqur planet e tyre hegjemoniste dhe koloniale ndaj Kosovės. Kjo u bė nė ditėn kur shėnohet Beteja e Kosovės. Aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! i bllokuan rrugėt tė cilat dėrgojnė nė kufi me Serbinė, me ē’rast intervenuan njėsitet speciale tė SHPK – sė, pėr t’ia hapur rrugėt tė tė pa dėshiruarve nga Serbia.

Demonstratė gjithėpopullore mė 24 korrik sė bashku me ODL tė UĒK-sė, LPK-nė, LKĒK-nė, Thirrjet e Nėnave, 26 Marsi 1999 e IQLL. Kėtė ditė Ekipi i Unitetit kishte takohej nė Vjenė me delegacionin e Serbisė, ku negocohej vullneti politik i popullit tė Kosovės pėr tė mos u realizuar ai.

Buletini javor nė gjuhėn angleze. Mė 23 qershor Lėvizja VETĖVENDOSJE! publikoi numrin e parė tė buletinit javor nė gjuhėn angleze pėr t'ia sqaruar publikut jo shqipfolės konceptin dhe aktivitetet tona politike.

Kundėr Ahtisaarit. U bllokuan hyrje-daljet e Asamblesė sė Kosovės ku mbahej takimi i Marti Ahtisaarit me Grupin Negociator tė Kosovės. Ne synuam parandalimin e takimit qėllimi i tė cilit ishte zgjerimi i territoreve tė kontrolluara prej Serbisė brenda Kosovės

Demonstratė kundėr decentralizimit nė Viti dhe Gjilan. Mė 1 dhe 9 shtator organizuam demonstratė kundėr projektit tė decentralizimit i cili po e copėton Kosovėn pėr t’ia pėrmbushur apetitet territoriale armikut tonė hegjemonist Serbisė. Demonstratės iu bashkuan tė gjitha degėt e partive politike nė kėto komuna tė Kosovės, pėr shkak se kėto dy komuna janė ato qė mė sė shumti e pėsojnė nga decentralizimi.

M… i radhės. Aksion kundėr UNMIK-ut si garantues dhe sigurues i referendumit tė Serbisė nė Kosovė. Aktivistėt vendosėn para selisė qendrore tė UNMIK-ut njė guaskė toaleti sa pėr tė simbolizuar veprimin e tij jashtėqitės tė radhės nė pėrkrahje tė sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn. Pėrveē kėsaj ndėrtesa e UNMIK-ut u pėrlye me ngjyrė.

Bllokohet Ruckeri nė Prizren. Dhjetėra aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! bllokuan hyrje-daljet e Kuvendit Komunal tė Prizrenit nė kohėn kur atė po e vizitonte udhėheqėsi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Vizitat e kryeadministratorit anekėnd Kovosės po bėhen pėr t’i bindur udhėheqėsitė komunale pėr implementimin e procesit tė rrezikshėm e tė dėmshėm tė decentralizimit i cili e copėton vendit tonė.

U skuqėn IPVQ-tė dhe UNMIK-u. Dhjetėra mijėra shqiptarė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria festuan duke demonstruar kundėr ndarjes sė Kosovės dhe katandisjes sė saj nė njė robėri tė re. U zgjodh 28 Nėntori pėr shkak se tash, kur po na pėrgatitet robėria e re dhe varėsia e re nga Serbia, nuk kemi fare arsye pėr tė festuar, dhe energjinė e kanalizuam nė demonstratė kundėr kthimit nėn Serbi.

Tubimet me qytetarė. Gjatė kėtij viti u organizuan 68 tubime dhe debate me qytetarė nė qytete dhe fshatra tė Kosovės. Shumica e tubimeve janė mbajtur nė qytetet dhe fshatrat tė cilat janė tė rrezikuara nga procesi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit ’ dhe rikolonizimit tė Kosovės. Shumė tubime janė mbajtur me studentėt nė konvikte si dhe nė amfiteatro tė fakulteteve tė ndryshme.

Arrestimet dhe dėnimet. Gjatė kėtij viti u arrestuan 322 aktivistė. Prej tyre 110 u dėnuan me vuajtje dėnimi me burg. 81 aktivistė u dėnuan me 10 ditė burg, 12 aktivistė u dėnuan me nga 20 ditė burg si dhe 17 aktivistė u dėnuan me nga 30 ditė arrest shtėpiak. Kohėve tė fundit u riaktualizuan edhe shumė lėndė nėpėr gjykata pėr arrestimet e mėhershme tė aktivistėve. Gjithashtu ėshtė shtuar edhe presioni psikologjik ndaj familjeve tė aktivistėve tė Lėvizjes. Edhe gjatė kėtyre ditėve shumė aktivistė janė duke u kėrkuar nėpėr shtėpitė e tyre.


2007


Prezentimi i pakos sė Ahtisaarit nėpėr qytetet e Kosovės me qėllim tė vetėdijėsimit tė qytetarėve pėr dėmin qė i sjell Kosovės kjo pako. Ky prezentim ėshtė bėrė pėrmes paraqitjes vizuele tė proceseve tė pėrfshira nė pako.

Demonstrat e 10 shkurtit. Dhjetėra mijėra qytetarė tė Kosovės iu pėrgjigjėn ftesės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr ta demonstruar vendosmėrinė tonė nė kundėrshtim tė pakos sė Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale tė Kosovės qė e bėn kjo pako, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Policia i bllokoi rrugėt ku marshonin demonstruesit paqėsor dhe intervenoi dhunshėm kur demobstruesit deshėn tė kalojnė pėr ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranė, ndėrsa 82 demonstrues tė tjerė u plagosėn, disa rėndė, nga plumbat e gomės qė i pėrdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.

Homazhe pėr Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Mė 11 shkurt aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Prishtinės u mblodhėn nė vendin ku kishin rėnė dėshmorėt Arben Xheladini dhe Mon Balaj pėr tė bėrė homazhe.

Demonstrata e 3 Marsit. Demonstratės gjithėpopullore iu bashkuan dhjetėra mijėra qytetarė tė cilėt shprehėn mllefin kundėr pushtetit qė robėron dhe vret. Policia e kishte bllokuar njė pjesė tė marshutės sė demonstratės, por pas ultimatumit nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugėn. Para selisė sė policisė nė Prishtinė u vendos mbishkrimi VRASĖS nė tė gjitha gjuhėt e ekipeve policore qė morėn pjesė nė intevernimin e 10 shkurtit.

Ekspozita e Pakos sė Ahtisaarit. Aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! gjatė tėrė javės kanė ekspozuar nenet nga Pakoja e Ahtisaarit tė cilėt ngėrthejnė nė vete padrejtėsitė e tmerrshme tė kėtij dokumenti, i cili do t’ia shkatėrrojė Kosovės tė ardhmen. Kėto nene nga tė gjitha anekset e pakos shpjegojnė nė detaje pengesat qė do t’i ketė Kosova nė tė ardhmen, pengesa kėto qė kanė tė bėjnė me funksionimin e politikės, ekonomisė dhe shoqėrisė sė Kosovės nė pėrgjithėsi.

Demonstratė me 31 Mars. Nė kėtė demonstratė u kėrkua vetėvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit tė Kosovės, dhe lirimi it ė gjithė tė burgosurėve politik individual nė Kosovė.

Rrencat. Mė 1 prill qytetarėt e Prishtinės i kanė votuar rrencat mė tė mėdhenjė ndėr politikan. Procesi i votimit ėshtė mbajtur sot nė Prishtinė, dhe ėshtė organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! Nė tė kanė marrė pjesė 974 qytetarė tė Prishtinės. Fitues doli Hashim Thaēi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallėn atė rrencin mė tė madh.

1989. Mė 5 prill 2007 deputetėt e Kuvendit tė Kosovės janė mbledhur nė tė njėjtėn sallė pėr ta miratuar me aklamacion njė deklaratė mbėshtetėse pėr Pakon e Ahtisaarit. Me kėtė Pako na ėshtė thėnė se Kosova fiton ēdo gjė. Njėjtė si mė 1989.

“Lirojeni Albinin.” Shkrimi i parullės “Lirojeni Albinin!” dhe “Free Albin!” nė murin e UNMIK-ut. Kjo parullė ėshtė shkruar edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.

VRASĖS. Nė makinat e UNMIK-ut ėshtė shkruar parulla VRASĖS. Kjo parullė ua ka pėrkujtuar qytetarėve tė Kosovės shndėrrimin e regjimit colonial nė edhe regjim terroristė pas 10 shkurtit.

Tryezė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė bashkėpunim me Kėshillin e Studentėve tė Fakultetit Juridik tė UP-sė organizoi tryezėn e rrumbullakėt “Pakoja e padrejtėsisė dhe mosfunksionalitetit” me intelektualė. Aty u analizuan dėmet e pakos sė Ahtisaarit nė 3 rrafshe: atė juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe tė sigurisė.

Tryezė dhe protestė nė Pejė. Mė 19 maj 2007, nė Pejė u mbajt tryeza e rrumbullakėt, e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! me temėn Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashėgimisė sonė. Nė kėtė tryezė ku morėn pjesė intelektualė nga Peja si dhe pėrfaqėsuesit e disa partive politike, pėrfshirė pėrfaqėsuesit e Kuvendit Komunal tė Pejės, u diskutua muri i cili ndėrtohej nė atė kohė pėrreth Patrikanės sė Pejės. Pas tryezės aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Pejės organizuan protestė nė hyrje tė Patrikanės.

Tryezė nė Drenas. Me 7 qershor Lėvizja VETĖVENSOJE ! organizoi tryezė nė Drenas me temėn Pakoja e padrejtėsisė dhe jofunksionalitetit.

Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit tė themelimit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! u mbajt njė ekspozitė ku janė pėrmbledhur fotografitė mė tė mira nga tė gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatė kėtyre dy viteve.

Pakoja e plehut. Nė qershor Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit tė parullės “Pakoja e Ahtisaarit” nėpėr kontenierat e plehut nė Prishtinė. Kjo ka simbolizuar pakon si njė kontenjerė qė pėrmban shumė gjėsende, tė gjitha kėto me vlerė plehu pėr tė ardhmen e Kosovės. Ky aksion ėshtė realizuar edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.

Memorandum. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ua ka dėrguar dy memorandume njė numri tė organizatave ndėrkombėtare qė merren me tė drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janė shkelur tė drejtat e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme tė aktivistėve tonė nė paraburgim.

Tryezė nė Besianė. Mė 27 qershor, nė Besianė u mbajt tryeza e rrumbullakėt e organizuar nga Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! atje.

6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit tė demonstratės sė 10 shkurtit dhe rėnies sė Arbenit dhe Monit Lėvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qėlluan dy dėsmorėt. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres sė Britanisė sė Madhe ku ia dėrguam njė letėr publike shefit tė zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Nė fund shkuam tek zyra e Rumanisė tė cilėn e goditėm me vezė tė prishura. Ky shtet po i mbanė kriminelėt qė vranė Arbenin dhe Monin.

Manipulimi i UNMIK-ut. Me 11 shtator nė murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullės UNMIK-u manipulon fėmijėt! Nė kėtė mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashėse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fėmijė pėr tė vizatuar pikturat e veta aty. Nė disa vende fėmijėt kanė shkruar “E duam UNMIK-un”, shpėrfaqje kjo e qartė e qyqarllėkut tė kėtij pushteti shtypės i cili po i manipulon fėmijėt pėr ta mbrojtur veten dhe padrejtėsinė e tij.

Promovimi i librit. Institutit Albanologjik tw Prishtinės do tė bėhet promovimi i librit "ZGJOHU - Pėr rezistencė drejtė lirisė" i Albin Kurtit. Fjalėt e rastit mbajtėn Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.

Gjatė kėtij viti janė arrestuar 84 aktivistė. Janė lėnduar 84 aktivistė dhe qytetarė, si dhe janė rrahur 9 aktivistė

Sot, Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka shtrirė veprimtarinė e saj nė shumė qendra dhe vendbanime tė Kosovės, numėron qindra aktivistė, mijėra mbėshtetės, gjithnjė nė pėrpjekje pėr tė mobilizuar dhe organizuar popullin e Kosovės nė misionin e arritjes dhe realizimit tė sė drejtės pėr vetėvendosje. Tė pėrkushtuar dhe tė angazhuar maksimalisht. Deri nė vetėvendosje pėr popullin e Kosovės.




Kur aij qe e degjon nuk e kupton ate qe flet dhe aij qe flet nuk e di se qfare flet, kesaj i thojne Filozofi
Shiko profilin e antarit Vizito faqen e antarit Shiko Tė Gjitha postimet nga ky Antar
BannedDirektori
Pėrjashtuar
Tema u vendos nė Krye
12-3-2010 nė 17:04
Super AdministratorRedi

Tema u Shkurtua
23-7-2011 nė 03:01

  Shko nė fillim

Powered by XMB 1.9.11